Ekonomi

Vreshtat plot në Lushnjë, rrushi shitet nën kosto, nuk mbulon as shpenzimet e prodhimit

23 Shtator 2022, 21:02| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 21:04

  • Share

Në këtë sezon të vjeljes së rrushit nuk ndalen ankesat e vreshtarëve për çmimin e ulët të shitjes. Në njësinë vendore Allkaj të Lushnjës aktualisht rrushi po shitet me 30 lek për kg. Ata kanë theksuar se me këtë çmim nuk mbulojnë dot as shpenzimet e prodhimit.

"Aktualisht tregtarët e marrin me 300 lek për kg. Ne kullojmë djersë humbin leket e familjes. Duhet ta dijë parlamenti", tha Genti Boci nga fshati Zhelizhan.

“Plehrat janë rritur, kemi kosto, ndërkohë rrushi me 200 lek-300 lek për kg më tepër nuk shihet. Është rritur plehu kimik jashtë mase. Ne nuk marrim as shpenzimet, as punën e krahut", shprehet Arben Deneku.

Në këtë zonë kultivohen mbi 200 hektarë vreshta. Shkak i çmimit të ulët sipas vreshtarëve është shtimi i sipërfaqeve të mbjella vitet e fundit, mungesa e magazinave frigoriferike dhe e kantinave.

“Shteti të vërë punë tek bujqësia. Të krijohen kantina vere, industri përpunuese, s'kemi pika grumbullimi as kantina vere. Do kalbet gjithë prodhimi. Shteti të na japë subvencione”, shprehet Novruz Deneku nga fshati Delisufaj.

Vreshtarët e kësaj zone që merren kryesisht me varietet e rrushit të verërave kërkojnë të subvencionohen nga shteti si dhe të merren masa ndaj grumbulluesve që abuzojnë me çmimet. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • cufi: 25/09/2022 16:10

    beheni raki ose vere,,,asgje nuk iken kot...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?