Foto Ilustruese

Kronikë

E mori për të luajtur, vret veten me armën e të atit 13-vjeçari nga Kamza

12 Nëntor 2018, 16:57| Përditesimi: 12 Nëntor 2018, 18:57

  • Share

TIRANË- Një 13-vjeçar nga Kamza është vetëvrarë me armën e gjahut të babait të tij.

Mësohet se i mituri kishte marrë çiften për të luajtuar dhe pa dashje ka qëlluar veten. Edhe nga kqyrja paraprake e trupit të të miturit me iniciale E.D., nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga arma e gjahut. 

Njoftimi i plotë:

Tiranë
Informacion paraprak

Në lagjen "Laknas" në Kamëz, dyshohet që shtetasi i mitur E.D. 13 vjeç, është vetvrarë me armën e gjahut të babait tij, në një banesë të vjetër në pronësi të familjes së tij. 

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkatuara nga arma e gjahut.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit, po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?