Të paktën 18 palestinezë janë vrarë pasi një sulm me dron izraelit shënjestroi një njësi policore të Hamasit që përpiqej të merrte kontrollin e një tregu në qytetin qendror të Rripit të Gazës, Deir al-Balah.
Dronët izraelitë sulmuan drejt anëtarëve të një force policore të Hamasit, të veshur me rrovba civile dhe me maska, të cilët akuzonin shitësit për rritje çmimesh dhe shitje mallrash të vjedhura nga kamionët e ndihmave.
Ministria e Brendshme, e drejtuar nga Hamasi, dënoi sulmin duke akuzuar Izraelin për kryerjen e një krimi të ri kundër njësisë policore të ngarkuar për rendin publik.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi të enjten Hamasin se "ka marrë përsëri kontrollin e ndihmës humanitare... dhe ua ka vjedhur atë civilëve" në Gazën veriore, ndërsa i dha ushtrisë dy ditë kohë për të hartuar një "plan veprimi" për ta parandaluar këtë.
Kjo ndodhi pasi të mërkurën u publikua një video me disa kamionë që transportonin ndihma në Gazën veriore, pasi kishte hyrë nga Zikim, me burra të armatosur dhe të maskuar sipër.
Hamasi ka mohuar vazhdimisht të ketë vjedhur ose përfituar nga ndihma.
Të paktën 549 palestinezë janë vrarë ndërsa prisnin për ndihmë ushqimore të shpërndarë në vendet e Fondacionit Humanitar të Gazës që kur ai mori përsipër menaxhimin e mekanizmit të ndihmës rreth një muaj më parë, njoftoi zyra e shtypit e qeverisë së Gazës, sipas Al-Jazeera. 4,066 persona u plagosën pranë vendeve të shpërndarjes.
Komente

Nazistat paskan qene njerez te mire ne krahasim me keto bagla
Përgjigju