Foto ilustruese

Bota

Vriten 4 ushtarë izraelitë gjatë një operacioni në Gaza, plagosen 5 të tjerë

7 Qershor, 07:57| Përditesimi: 7 Qershor, 07:59

  • Share

Katër ushtarë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën gjatë një operacioni në Rripin e Gazës, tha të premten ushtria izraelite (IDF). Incidenti ndodhi në qytetin Khan Younis, në skajin jugor të enklavës palestineze.

Sipas raportimeve, ushtarët hynë në një ndërtesë të mbushur me bomba që u shemb pasi shpërthyen eksplozivë. Zëdhënësi ushtarak ushtarake Effie Defrin tha se katër ushtarët u vranë ndërsa “po vepronin në zonën Khan Younis, në një kompleks që i përkiste organizatës terroriste Hamas".

"Rreth orës gjashtë të mëngjesit, një pajisje shpërthyese shpërtheu, duke shkaktuar shembjen e një pjese të strukturës", tha ai, duke shtuar se pesë ushtarë të tjerë u plagosën, njëri prej tyre rëndë.

Vdekjet e çojnë në 429 numrin e ushtarëve izraelitë të vrarë në Gaza që nga fillimi i ofensivës tokësore në fund të tetorit 2023.

Izraeli kohët e fundit e ka përshkallëzuar fushatën e tij në Gaza në atë që e quan si përpjekje të përtërirë për të mposhtuar Hamasin.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?