Katër ushtarë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën gjatë një operacioni në Rripin e Gazës, tha të premten ushtria izraelite (IDF). Incidenti ndodhi në qytetin Khan Younis, në skajin jugor të enklavës palestineze.
Sipas raportimeve, ushtarët hynë në një ndërtesë të mbushur me bomba që u shemb pasi shpërthyen eksplozivë. Zëdhënësi ushtarak ushtarake Effie Defrin tha se katër ushtarët u vranë ndërsa “po vepronin në zonën Khan Younis, në një kompleks që i përkiste organizatës terroriste Hamas".
"Rreth orës gjashtë të mëngjesit, një pajisje shpërthyese shpërtheu, duke shkaktuar shembjen e një pjese të strukturës", tha ai, duke shtuar se pesë ushtarë të tjerë u plagosën, njëri prej tyre rëndë.
Vdekjet e çojnë në 429 numrin e ushtarëve izraelitë të vrarë në Gaza që nga fillimi i ofensivës tokësore në fund të tetorit 2023.
Izraeli kohët e fundit e ka përshkallëzuar fushatën e tij në Gaza në atë që e quan si përpjekje të përtërirë për të mposhtuar Hamasin.
Komente
