Nëntë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës që kishte në shënjestër një autokolonë të forcave të sigurisë në Pakistanin veriperëndimor.
Sulmi u krye më 31 gusht nga një sulmues vetëvrasës që po udhëtonte me motoçikletë, tha në një komunikatë Agjencia për Marrëdhënie me Publikun e Pakistanit (AMPP).
“Ushtria është e përkushtuar për eliminimin e terrorizmit”, thuhet në komunikatë.
Deri më tani askush s’e ka marrë autorësinë e sulmit që ndodhi në zonën Jani Khel të rrethinës Bannu, në provincën Khyber Pakhtunkhwa, pranë rrethit fisnor të Vaziristanit të Veriut në kufi me Afganistanin.
Një reagim erdhi edhe nga Kryeministri i Pakistanit, Anwaar-ul-Haq Kakar, i cili dënoi sulmin me bombë, raportojnë mediat e huaja.
“Zemra më është thyer nga humbja e 9 ushtarëve trima në Divizionin Bannu, KPK, në një akt terrorist frikacak që plagosi shumë [të tjerë]. Aktet e tilla janë plotësisht të dënueshme”, tha Kakar në X, rrjetin e social të njohur më parë si Twitter