Melissa Hortman dhe senatori John Hoffman

Bota

Vriten dy ligjvënës në Minesota, plagoset rëndë senatori Johm Hoffman dhe gruaja e tij! Trump: Sulm kundër shtetit

14 Qershor, 18:18| Përditesimi: 14 Qershor, 21:20

  • Share

Minnesota është tronditur mëngjesin e sotëm nga një sulm i dyfishtë me armë zjarri, i cili po trajtohet si një atentat me motive politike. Përfaqësuesja shtetërore Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj Mark humbën jetën në këtë ngjarje tragjike, njoftoi guvernatori i Minesotës, Tim Walz, në një konferencë për shtyp.

Në të njëjtën kohë, senatorit shtetëror John Hoffman dhe gruas së tij iu shkaktuan plagë të shumta nga i njëjti person, por ata kanë kaluar operacion dhe janë jashtë rrezikut për jetën, tha guvernatori.

“Hoffmanët kanë përfunduar operacionet dhe po marrin kujdes mjekësor. Jemi me optimizëm të kujdesshëm se do t’ia dalin,” tha Ëalz.

Të dy ligjvënësit janë pjesë e Partisë Demokratike të Minesotës, dhe sulmuesi mbetet ende në arrati, ndërsa po zhvillohet një kërkim masiv.

“Ky është një operacion i madh kërkimi,” tha shefi i policisë së Brooklyn Park, Mark Bruley.

“Kemi ndaluar dhe marrë në pyetje disa persona, por askush nuk është arrestuar deri tani.”

Policia u njoftua për të shtënat në shtëpinë e Hoffmanëve rreth orës 2 të mëngjesit, dhe menjëherë u nisën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë para se të transportoheshin në spital, tha Dreë Evans, kreu i Zyrës së Hetimeve të Krimeve në Minesota. Rreth orës 3:35 të mëngjesit, policia po kontrollonte edhe shtëpinë e Hortman kur u ndesh me një person që paraqitej si polic, por që sapo ata mbërritën, nisi të qëllonte me armë ndaj tyre. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, sulmuesi arriti të largohej.

Së bashku me policinë lokale, në kërkim janë angazhuar edhe sherifi i qarkut Hennepin, Departamenti i Sigurisë Publike të Minesotës, FBI dhe BCA, thanë autoritetet.

Autoritetet po kërkojnë një burrë që mbante një jelek me pajisje Taser, një dëshmi dhe pajisje të ngjashme me ato të policisë. Ai është larguar në këmbë.

Shefi i policisë Bruley i bëri apel komunitetit:

“Nëse dikush ju troket në derë dhe thotë se është polic, telefononi menjëherë 911 dhe konfirmoni nëse ai person është vërtet polic. Policia jonë gjithashtu është udhëzuar që të mos afrohet tek dikush vetëm, por gjithmonë në çift.”

Guvernatori Walz ka aktivizuar Qendrën e Operacioneve të Emergjencës dhe është krijuar një Qendër e Përbashkët Informimi për të koordinuar kërkimet.

“Forcat lokale në Champlin dhe Brooklyn Park kanë mbështetjen e plotë të shtetit. Po monitorojmë situatën dhe do të ndajmë informacione të mëtejshme,” shkroi Ëalz në rrjetin social X.

Policia e Brooklyn Park ka lëshuar urdhër për qëndrim në shtëpi në një rreze prej 3 miljesh rreth fushës së golfit Edinburgh.

Senatorja amerikane Amy Klobuchar e përshkroi këtë sulm si një “akt tronditës dhune” dhe i shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave, raportohet në media. 

“Lutjet e mia janë me familjet Hortman dhe Hoffman. Të dy ligjvënësit janë miq të afërt dhe të përkushtuar ndaj familjeve dhe shërbimit publik,” tha ajo.

Ish-kongresmenia Gabby Giffords, e cila tani udhëheq organizatën kombëtare kundër dhunës me armë GIFFORDS, tha se është “i tronditur dhe i trishtuar nga sulmi ndaj dy shërbyesve publikë patriotë.”

“Ata qëndrojnë përballë një dhune të papranueshme dhe një sulm ndaj ligjvënësve është një sulm ndaj demokracisë amerikane. Liderët duhet të flasin dhe të dënojnë ekstremizmin e dhunshëm që kërcënon gjithçka që përfaqëson ky vend,” shtoi ajo, duke kujtuar se vetë ishte plagosur në një sulm me armë në vitin 2011 në Arizona.

Për ngjarjen ka reaguar dhe presidenti i SHBA Donald Trump, i cili e ka quajtur ngjarjen një 'sulm kundër shtetit.' 

Ora 19:07
Trump reagon ndaj të shtënave ndaj ligjvënësve në Minnesota: Dhuna e tmerrshme nuk do të tolerohet

1749586991_donaldtrump.JPG

Presidenti Donald Trump reagoi ndaj të shtënave që vranë një ligjvënëse të shtetit të Minnesotës dhe bashkëshortin e saj, dhe lanë të plagosur një tjetër ligjvënës dhe bashkëshorten e tij, duke thënë në një deklaratë se "dhuna e tmerrshme nuk do të tolerohet.

" Zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino, tha se FBI do t’i bashkohet policisë vendore në hetim.

"Jam informuar mbi të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minnesota, të cilat duket se kanë qenë një sulm i synuar ndaj ligjvënësve të shtetit.

Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI janë duke hetuar ngjarjen dhe do të ndjekin penalisht çdo person të përfshirë deri në masën më të plotë që lejon ligji.

Dhuna e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë njerëzit e mrekullueshëm të Minnesotës një vend vërtet i jashtëzakonshëm!”-shkruan Shtëpia e Bardhë.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?