Operacioni i paprecedentë i Izraelit i quajtur “Luanët e Ngjallur” coi në vrasjen e 3 “kokave” të ushtrisë së Teheranit. Oficeri më i lartë ushtarak i Iranit, drejtuesi i Gardës Revolucionare elitare dhe një ish-shef i sigurisë kombëtare janë mes viktimave.
Vrasja e tyre mund të pengojë seriozisht aftësinë e Republikës Islamike për t’iu përgjigjur sulmeve izraelite duke tronditur thellë strukturën ushtarake të vendit. Gjeneralmajor Hossein Salami ishte komandant i Gardës Revolucionare Islamike një trupë ushtarake shumë e fuqishme dhe sekrete, një nga njerëzit më të fuqishëm në Iran, duke raportuar drejtpërdrejt te Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Salami ishte në komandë kur Irani nisi qindra drone dhe raketa drejt Izraelit në prill dhe tetor të vitit të kaluar, në sulmet e para direkte nga Irani në territorin izraelit.
Salami ishte komandant kur IRGC rrëzoi një avion pasagjerësh ukrainas pak pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit, duke vrarë të 176 njerëzit në bord. Një tjetër generalmajor i vrarë është edhe Mohammad Bagheri i cili Që nga viti 2016, Mohammad Bagheri shërbente si shefi i shtabit të ushtrisë iraniane. Bagheri u sanksionua së bashku me nëntë persona të tjerë pranë Ajatollah Khameneit “të cilët për dekada kanë shtypur popullin iranian, kanë eksportuar terrorizëm dhe kanë përhapur politika destabilizuese në mbarë botën.” Në prill të këtij viti, Bagheri u takua në Teheran me Ministrin saudit të Mbrojtjes, Princ Khalid bin Salman Al Saud, në një vizitë të rrallë nga një anëtar i lartë i familjes mbretërore saudite në Republikën Islamike.
Reuters raportoi se gjatë këtij takimi, ministri saudit e paralajmëroi Bagherin që ta merrte seriozisht ofertën e Presidentit amerikan Donald Trump për një marrëveshje bërthamore, si mënyrë për të shmangur luftën me Izraelin. Ali Shamkhani një tjetër oficer i lartë ishte një nga ndihmësit më të afërt të Ajatollah Khameneit dhe përfaqësoi Teheranin në bisedimet që çuan në marrëveshjen historike për rikthimin e marrëdhënieve diplomatike me Arabinë Saudite. Shamkhani shërbeu si shef i sigurisë kombëtare të Iranit për dhjetë vjet nga viti 2013, dhe më herët mbajti pozita të rëndësishme në Gardën Revolucionare dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ai ishte një figurë në rritje e diplomacisë iraniane, i njohur mirë në qarqet diplomatike të Uashingtonit dhe Evropës. Shamkhani përfaqësoi Iranin në bisedimet e ndërmjetësuara nga Kina me zyrtarët sauditë, të cilat çuan në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve pas viteve të armiqësisë. Në prill, pak ditë para rifillimit të bisedimeve me SHBA-në, ai paralajmëroi se Irani mund të dëbojë inspektorët bërthamorë të OKB-së dhe të ndalë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) nëse ndjehej i kërcënuar.
Komente
