Tritan Shehu

Kronikë

Vrasja në Rabie, Tritan Shehu: Policia nuk e mori në mbrojtje, ia dorëzoi vdekjes

6 Shtator 2018, 20:47| Përditesimi: 6 Shtator 2018, 22:16

  • Share

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu me anë të një statusi në Facebook ka reaguar mbi vrasjen në fshatin Rabie të Memaliaj.

Në statusin e tij, Shehu shkruan se vrasja u bë publike nga gazetari i Report Tv, Piro Nase dhe se ende nuk e ka një autor. Sipas Shehut, policia në vend që ta merrte në mbrojtje ia dorëzoi vdekjes dhe autorëve.

Inkurajoj e nxis qe te behen te gjitha perpjekjet per te zbardhur shkaqet e vene para drejtesise autorin ose autoret. Ky makabritet tregon se jeta e cdo qytetari, e cdo kujt qe perpiqet t’i kundervihet sado pak kriminalitetit, eshte ne rrezik! Alket Muhaj, sipas te gjitha burimeve, ka denoncuar ne Polici mbjelljen e Kanabisit e perfshirjen ne kete veper kriminale edhe te punonjesve te saj. Ne vend qe te merte mbrojtjen e domosdoshme nga Policia, ai ju “dorezua” vdekjes.

Tritan Shehu, deputet

Në fund të statusit të tij, ai i ka shprehur ngushëllimet familjes për ngjarjen e rëndë.

Ditën e sotme rreth orës 10:10, Alket Muhaj është gjetur i vrarë me dy plumba nga gruaja e tij në tokën e tyre ku edhe kishte dalë për të kullotur bagëtitë.

POSTIMI I PLOTË:

Nje krim i shemtuar, nje vrasje-ekzekutim ndodhi sot ne fshatin Rabije te Memaliajt. Nje krim qe ka tronditur te gjthe ate zone. Ishte pikerisht gazetari Piro Nase, qe e beri publik kete ngjarje shume te rende e deri tashti pa autor, perpara dhe vete organeve te policise. Inkurajoj e nxis qe te behen te gjitha perpjekjet per te zbardhur shkaqet e vene para drejtesise autorin ose autoret.

Si Deputet i Qarkut te Gjirokastres jam i shokuar nga vrasja makabre ne Rabije te Memaliajt e shkaqet e saj, qe tashme i gjen kudo te publikuara. Nje vrasje kjo e parapregatitur, e organizuar dhe e realizuar me snajper nga nje dore “profesionale”.

Ky makabritet tregon se jeta e cdo qytetari, e cdo kujt qe perpiqet t’i kundervihet sado pak kriminalitetit, eshte ne rrezik! Alket Muhaj, sipas te gjitha burimeve, ka denoncuar ne Polici mbjelljen e Kanabisit e perfshirjen ne kete veper kriminale edhe te punonjesve te saj. Ne vend qe te merte mbrojtjen e domosdoshme nga Policia, ai ju “dorezua” vdekjes.
Ky krim therret: “Shteti ka rene perfundimisht”! 

Ngushellimet me te sinqerta familjes, bashkefshatareve te tij, duke i garantuar per vendosmerine dhe qendresen ne luften me drogen, krimin, antishtetin, per te rivendosur te drejten, ligjin e vlerat.


Lajmi kryesor:

Denoncoi parcelat me kanabis, vritet me plumb në kokë 43-vjeçari në Memaliaj (EMRI)


  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?