Frederik Radi, u gjet i vrarë në banesë në Lajthizë të Mirditës, 20 gusht 2024

Vritet 68-vjeçari në Mirditë, qëllohet me breshëri plumbash nga dritarja e dhomës ku flinte! E bija e gjen të vdekur pas 2 ditësh (FOTO)

20 Gusht, 08:35| Përditesimi: 20 Gusht, 14:21

  • Share

MIRDITË- Një 68-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri, brenda banesës së tij në fshatin Lajthize të Njësisë Administrative të Oroshit në Mirditë. Viktima është Frederik Radi, i cili po kalonte muajit e verës i vetëm pranë banesës së vjetër në vendlindje dhe prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen.

Ka qenë vajza e tij shtetasja Leonora Radi e cila pasi nuk ka arritur të lidhet me babanë e saj ka udhëtuar drejt fshatit të thellë malor dhe e ka gjetur 68-vjeçarin të vdekur brenda shtëpisë së vjetër. Ajo ka sinjalizuar policinë dhe menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën. Ai është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa vrasja dyshohet të ketë ndodhur dy ditë me parë, 18 gusht.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar dhe po merr ne pyetje disa persona, banorë të fshatit Lajthizë, por nuk ka asnjë person të ndaluar si autor i dyshuar i kësaj ngjarje. 68-vjeçari nuk njihej si person problematik dhe me precedent të mëparshëm penal, ndërsa pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek ndonjë konflikt që mund të ketë patur me banorë në fshat çka mund të ketë çuar në vrasjen e tij.

Frederik Radi ishte babai i katër fëmijëve dhe jetonte në një fshat të Kurbinit, por gjatë dy viteve të fundit muajit e verës i kalonte në shtëpinë e tij të vjetër në Lajthize të Mirditës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?