Foto ilustruese

Bota

Vritet gazetari i 'Reuters' në Filipine! Jesus-it iu bë atentat brenda në një dyqan

10 Dhjetor 2021, 08:00| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 08:05

  • Share

Gazetari Jesus ‘Jess’ Malabanan është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Filipine. 58-vjeçari i cili ka punuar për ‘Reuters’ raportohet se është qëlluar në kokë nga persona të paidentifikuar brenda në një dyqan. Autorët  u larguan menjëherë nga vendngjarja pas vrasjes ndërsa policia po punon për identifikimin e tyre.

Zëdhënësi i Presidentit Rodrigo Duterte, Karlo Nograles, tha se vdekja e Malabanan ishte një "vrasje tragjike" dhe u kërkoi dëshmitarëve të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të profesionit, pasi Malabanan ka punuar për ‘Reuters’ në lidhje me çështjet e drogës.

“Jemi thellësisht të pikëlluar, kur mësuam për vdekjen e Jesus Malabanan," tha një zëdhënës i Reuters, duke e përshkruar atë si një "gazetar të talentuar dhe këmbëngulës".

Vrasja e Malabanan u dënua nga shoqatat e mediave lokale, aktivistët dhe politikanët, duke përfshirë Manny Pacquiao, një kampion boksi në pension dhe pretendent presidencial, i cili i kërkoi policisë të gjente vrasësit e tij.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?