Kronikë

Ekzekutohet duke lëvizur me makinë biznesmeni Bardhok Pllanaj i njohur si 'Kumbari' i Shkodrës! Mbi të u zbrazën 40 plumba! Gjendet mjeti i djegur dhe 2 armët e atentatorit

4 Prill 2021, 21:25| Përditesimi: 5 Prill 2021, 09:21

  • Share

Mbrëmjen e sotme është ekzekutuar me rreth 40 plumba biznesmeni Bardhok Pllanaj, 46-vjeç, i njohur si 'Kumbar' droge, teksa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij në fshatin Dobraç i Ri të Shkodrës. Pllanaj është një emër i njohur për policinë. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, ai arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.

Nga një dinamikë paraprake e ngjarjes autorët e kanë ndjekur për rreth 150 metra Pllanajn dhe në një moment kanë ecur paralelisht me të duke e qëlluar poshtë shtëpisë së tij.

Ai njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Asokohe Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të Palanajt, e cila kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Gjithashtu Planaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. 46 vjeçari dyshohet si i përfshirë në operacionin e quajtur “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha. Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen e asaj date, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg.

Afër vendit të ngjarjes ku u ekzekutua Pllanaj është konstatuar një makinë e djegur brenda së cilës janë gjetur dhe 2 armë të cilat dsyhohet se janë të autorit dhe ai i ka përndorur për të kryer krimin. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa në ndihmë të saj ka shkuar edhe FNSH. Ndërkaq janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen kontrolle te imtësishme për identifikimin dhe kapjen e autorit.

"Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,  duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri. Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër. Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve", thotë policia.

Ora 22:42
Ekzekutim i mirëorganizuar, drejt Bardhok Pllanajt u zbrazën 40 plumba

1617566271_jampe.jpg

Burime për Report Tv bëjmë me dije se në vendin e ngjarjes ku është vrarë Bardhok Pllanaj janë gjetur 40 gëzhoja. Ndërkaq mësohet se është qëlluar disa metra para se makina e tij të ndalet. Sipas të dhënave duket një ekzekutim i mirëorganizuar.

Ora 22:32
Detaje nga vrasja e ‘Kumbarit’ të drogës! Makina e gjetur e djegur me targa italiane, brenda saj ishin 2 armë, dyshohen të autorit

1617566292_as.jpg

Detaje të reja nga vrasja e Bardhok Llanajt në Shkodër. Makina e djegur e gjetur pranë pompave ne Dobraç, mjeti tip Volskëvagen Passat ishte me targa italiane. Burime për Report Tv bëjnë se në makinë janë gjetur dy armë. Armët dyshohet se i përkasin autorit dhe janë përdorur për krimin.

Ora 22:20
Vrasja e Bardhok Pllanajt, pistë kryesore larja e hesapeve të drogës! Gjenden gëzhoja në vendin e ngjarjes

1617567705_gezhoja.jpg

Bardhok Pllanaj dyshohet se është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, për larje hesapesh. E gjitha mendohet se ka lidhje me aktivitetin e tij, pasi ai dyshohet si trafikant droge. Në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gëzhoja.

Ora 22:00
U ekzekutua sot, ‘Kumbari’ i drogës u dënua me burgim në mungesë në 2014! Gjykata i ka sekuestruar pallatin 10-katësh me vlerë 2 milionë euro

1617566247_pamje.jpg

Bardhok Pllanaj i ekzekutuar mbrëmejn e sotme njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

Asokohe Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të Palanajt, e cila kapte vlerën e 2 milionë eurove. Gjithashtu Planaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Ora 21:57
Ekzekutimi i ‘Kumbarit’ të Shkodrës, pamje pranë vendit të ngjarjes! Dëgjohen britmat e një gruaje

1617566257_pamej.jpg

Këto janë pamjet pranë vendit të ngjarjes ku është vrarë biznesmeni biznesmeni Bardhok Pllanaj. Në video dëgjohen dhe britmat e një gruaje e cila mendohet se është e afërmja e tij.

Ora 21:45
Kush është Bardhok Pllanaj 'Kumbari' i Shkodrës që u ekzekutua sonte! Dyshohet si koka e trafikut të kokainës drejt Italisë me gomone në 2014

I ekzekutuari në Shkodër, biznesmeni Bardhok Pllanaj është një emër i njohur për policinë. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, Pllanaj arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Ngjarje kjo e cila trazoi politikën katër vite më parë si një skandal i përmasave të mëdha, por që Frroku e mohoi një gjë të tillë. Nga ana tjetër, ishte raporti i oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut ku shkruhet se ai ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin "Audi" në pronësi të deputetit. 46-vjeçari ishte në kërkim policor në 2014-ën i dyshuar për trafik droge.  

I njohur ndryshe si "Kumbari" i Shkodrës, Pllaja mbahej në vëzhgim prej disa kohësh si i përfshirë në trafik droge për llogari të operacionit “Lugina Vilunit”, ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë e lloji kanabis në momentin kur po tentohej të trafikohej drejt Italisë me gomone. Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. Koka i trafikut u dyshua pikërishit biznesmeni Bardhok Pllanaj.

Gjatë operacionit “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha. Pasi u nxorën nga deti, rrezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg. Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve është identifikuar si shtetas italian.

LEXO TË PLOTË: Arrestohet 'Kumbari' i Shkodrës, biznesmeni Bardhok Pllanaj, i sekuestrohet pallati 2 mln euro

Ora 21:39
Del emri dhe fotoja e personit që është ekzekutuar në Shkodër, ishte duke udhëtuar me makinë kur u qëllua

1617565114_5e413bf32b25apllanaj.jpg

Në Dobraç Shkodër, duke udhëtuar me mjet është ekzekutuar me armë zjarri, Bardhok Pllanaj..

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirsad Dekovi: 25/08/2021 20:35

    Nuk humb gjaku Mir Kocise se skan vra legen po djalin ma trim te shkodres.Tash e kan rallen phesmarrsit tjer.

    Përgjigju
    • Kuqooo: 18/04/2022 05:35

      Na rrush k ti e mir kocia ????

  • Shkodra: 11/05/2021 18:32

    Frr

    Përgjigju
  • Tori: 06/04/2021 04:46

    Nuk ka pas gje me dajat mor shok se dajat e kan par mesy te mir ate si indivit po keto jan intriga shkodret do dalin gjerat se aj ka nejt mete lagjes tij

    Përgjigju
  • Anonim: 06/04/2021 04:41

    Me vjen keq se iku ne mosh tere nji prind i dashur dhe paqesor ai tesh asht ndar nga kjo bot zoti past meshir ne boten tjeter mos paragjykoni keq perte paq drit ne boten tjeter

    Përgjigju
  • iksi: 06/04/2021 02:22

    kush e vravi a dihet gja

    Përgjigju
  • Loku: 05/04/2021 18:28

    Mir Koçija ka ken burr ne shkoder kto tjert jan popuj kot

    Përgjigju
    • Shkodra: 05/04/2021 23:54

      Po Medija??

  • “Biznesmeni”: 05/04/2021 06:41

    Biznesmeni....hahahahaha... po ky ishte nji kriminel!

    Përgjigju
  • Beni: 05/04/2021 04:35

    Normal.Hongshin kokat e njoni tjetrit.

    Përgjigju
  • Like: 05/04/2021 04:14

    Si mund te quhen kriminelet dhe drogaxhinjte bisnesmen. Gjynah mos qofte e ka par zoti per te keqijat qe ka bere. Nje dite lahen te gjitha ato te keqija qe u bejme te tjereve

    Përgjigju
  • lapo: 05/04/2021 02:53

    nji ma pak,nsr dy

    Përgjigju
  • Mark: 05/04/2021 01:58

    Gjynaf, si e humbem nje kandidat te denje per deputet te PS! Nuk me bejne sy e veshe ta besoj. Humbje e papare.

    Përgjigju
  • Shk: 05/04/2021 01:02

    Besniku me i madh i "Cafeve" krahu i djathte i Çim Cafit e vella tash 15 vite i Blertit nje nder me te fortet ne qytet pjesmarres direkt ne vrasjen e Mir Koçise e shum ngjarje tjera ne qytet

    Përgjigju
    • Tepe: 05/04/2021 18:26

      shif ktu mor bq kujdes kur te permendsh emrin e mir kocis se kto legena si ka pas ne list per njerz

  • Oficeri i Shqiponjave: 05/04/2021 00:32

    E kuptoni pse nuk mund t'a arrestojme nje njeri te kalibrit te tille? Sepse duhet te merremi vetem me ate qe nuk vendos maske.

    Përgjigju
  • Jjjjjj: 05/04/2021 00:24

    O Behar hahahah

    Përgjigju
  • Populli: 05/04/2021 00:15

    Hajde ne P.. Robve dhe nje mut me pak rrugëve.

    Përgjigju
  • Kojshia i vjeter: 04/04/2021 23:41

    Se harrova me te than me shnet pashket

    Përgjigju
  • Kojshia i vjeter: 04/04/2021 23:40

    ishtu asht kur te hin vedja ne qef , tash po du me pa a thu po shiihen me ne gjiro ato ordinerat nipat e tuj . Se keni kujtu se jeni te paprekshem , sot nuk duhet nenvlersu kerkush dhe ti aty e bane gabimin .hajt tesh shkoni merrni azil ne afrike tash rrac k**vash.

    Përgjigju
    • Per kojshien e vjeter: 17/03/2022 18:48

      Normal se je e vjeter ti. Ma para e ke lyp ti azilin me duket. Po nipat e djali i tij te vetat i kan, jo si ti qe sh.... per 1 foto

  • Kol beka: 04/04/2021 23:32

    A kta dajat jan dermani shkodres i pastrojn kta tfortit

    Përgjigju
  • Ju lumt !: 04/04/2021 23:22

    Radhen e ka nipi rivaldoja se si shum ka fillu tu gjujt neper shkoder me arme. Kurse djalin orlandon e ka zotni u baft 100 vjec

    Përgjigju
  • Beni: 04/04/2021 23:13

    Shqipria ta ha koken,nuk ka te paprekshem.

    Përgjigju
  • Timi: 04/04/2021 23:10

    A thu kan gisht ato policet? A thu tash i biri i te ndjerit po del edhe i fut shput prap policit midis Shkodret?

    Përgjigju
    • per timin: 05/04/2021 23:45

      pse i ngaterroni gjerat kot polici ja la fut ne shpulle ati jo ai policit!

  • undertaker: 04/04/2021 23:01

    KESHTU DO SHKONI SI KUMBARI PER DHJAME QENI,,,KUSH MERRET ME DROGE....///

    Përgjigju
  • Skodrani: 04/04/2021 22:58

    U liruan dajat para disa muajsh nga burgu, dihej se cfare do te ndodhte. S'ka perfunduar akoma

    Përgjigju
    • Qorri: 05/04/2021 00:17

      Kush daja u liruan pse me ke i ka pasur problemet ky i paprekshmi

  • Bardhaj: 04/04/2021 22:56

    Qoft i xhenetit. ishalla ka fmit e nipa me jet gjat.

    Përgjigju
  • Ishte nana e krimit: 04/04/2021 22:56

    20 vjet qe vret, plagos, grabit, perdhunon, ven gjoba ! Shoku I ngusht i çim cafit , e fundit qe kishte met nga grupi I tij. Çuditen tan sa gjat te kishte shku. Po qe te erdhi dita

    Përgjigju
    • genti: 05/04/2021 01:15

      dhe ta mendosh qe shumica e shqiptareve dine haklajt grupin me te rrezikshem ne shqiperi po faktikisht kane qene rruga kavajes ne tirane banda durrsit dhe grupi cimit! shume kompakt dhe te strukturum dhe organizum po e vencanta e cafeve dhe grupit qe se ka pas asnje grup tjeter ne shqiperi eshte se kane qene dhe disa ato te 3 qe kam mend nga nga 5 vrasje ne kurriz! shkodren e zotronin konplet dhe lezhen

    • geni: 05/04/2021 01:12

      nga grupi i cimit ka dhe 3 gjalle 2 jane jsht nje ne burg del shume shpejt. medi ivziku, mir hajdari, kujtim barbullushi

    • Make: 04/04/2021 23:35

      Edhe ty se shpejti do te vij dita o p.m

    • Make: 04/04/2021 23:32

      Edhe ty se shpejti do te vij dita O p.m

    • Shoku: 04/04/2021 23:08

      Asht gjalle vetem Mehdija prej grupit te Cimit

  • Durimi: 04/04/2021 22:49

    Veç në Vlorë e në Shkodër ska të fortë e të paprekshëm

    Përgjigju
  • Behari: 04/04/2021 22:47

    Erdhi Behari.

    Përgjigju
  • Shomu: 04/04/2021 22:35

    Asht 1 shprehje ne Shkoder qe nuk ka kriminel qe vdek ne shtrat, rasti i fundit e verteton taman. Prej vitesh e vitesh ka mbijetu tu ken i paprekshem po i erdhi dita atehere kur askush nuk e mendonte,dhe ka ken gjithmone ne majat dominuese te krimit te nendheshem

    Përgjigju
  • Cafi: 04/04/2021 22:24

    Eee Behar dole ne qarkullim prap eee

    Përgjigju
    • Tiku: 05/04/2021 00:44

      O ti ehaa, pse po pyt si shpiun?? Klysh kurvet

    • ti eha: 04/04/2021 23:04

      Atka fut artan hoxha me marr naj informacion shok

    • Ehaa: 04/04/2021 22:41

      Kush behar? Qa lidhje ka ky behari me kte

  • Artan: 04/04/2021 22:18

    Puetje: mund ta di se cili eshte perkufizimi i fjales biznesmen ne Shqiperi?

    Përgjigju
  • eri: 04/04/2021 22:15

    si i ka pas raportet me grupin e dobracit ky.

    Përgjigju
    • Orlando Pllanaj: 04/04/2021 22:49

      Kush e din. Sot mire, neser keq. Kriminele te perdorur nga politika. Shaljanet si kane pase fort ne qejf

  • Biznesmen: 04/04/2021 21:57

    Paska thyer edhe karantinen, me fat qe nuk hangri naj gjobe

    Përgjigju
  • Mos: 04/04/2021 21:56

    Plasi prap ne shkoder. Ky konsiderohej i paprekshem

    Përgjigju
    • Shko: 04/04/2021 23:32

      Merruni me punet tuja ju qe bani komente!

    • Kol beka: 04/04/2021 23:30

      Gjynah asht veq fillimi po kta dajat jan dermani shkodres se ktyne te fortve ju diftojn venin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?