Ekzekutohet pranë biznesit të tij në Tropojë kushëriri i Fatmir Haklajt, autorët djegin makinën në Has (Detaje)

6 Janar 2020, 08:01| Përditesimi: 6 Janar 2020, 17:24

  • Share

TROPOJE - Një biznesmen, pronar i një pike karburanti dhe restoranti është vrarë mbrëmë me armë zjarri rreth orës 23:32. Viktima është Guxim Gjyriqi 47 vjeç. Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen "Partizani". Gjuriqit i është zënë pritë dhe pasi e thirrën në emër, atentatorët e qëlluan me breshëri automatiku nga një mjet pa targa duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Një makinë e djegur u gjet në fshatin Golaj të Hasit, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së 47 vjeçarit.

Guximtar Gjuriqi, baba i tre fëmijëve, është kushëri i largët me Fatmir Haklajn, ish-shefin e komisariatit të policisë së Tropojës, që dha dorëheqjen nga posti më 9 janar 1998. Ende nuk dihet nëse vrasja e Guximtar Gjyriqit lidhet me ndonjë konflikt të castit apo hakmarrje, por burime konfidenciale thanë për Shqiptarja.com se familja Gjyriqi nuk ka pasur lidhje me atë se çfarë ndodhi me Haklajt, dhe janë të vetmit që nuk kanë lëvizur nga Tropoja, duke jetuar të qetë ndër vite. 

Fatmir Haklaj dha dorëheqje nga strukturat e policisë së shtetit, menjëherë pasi iu vra vëllai Shkëlqim Haklaj. Ndërkohë që u vra më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes së Guxim Gjyriqit, që e konsideron të paqartë, identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, Kukës dhe dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. 

Nga ana tjetër, menjëherë pas ngjarjes policia shoqëroi për të marrë në pyetje persona që mund të kenë djeni për rrethanat e ngjarjes, por deri më tani ende nuk ka një emër të autorëve që mund të ketë kryer vrasjen. Po ashtu, policia po verifikon edhe një mjet tip Citroen pa targa për të cilën mendohet të jetë përdorur nga autorët, e ndërsa makina e djegur dyshohet të jetë përdorur nga ndihmësit e tyre. 

Kryetari i bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi në një prononcim për Report Tv u shpreh se viktima njihej në komunitet si njeri i qetë dhe pa probleme. Ai theksoi se kjo është vrasja e parë brenda në qytet pas 18 viteve.
1578300956_1578300655GuximGjyriqi1.jpg

Ora 14:07
'E thirrën në emër dhe e vranë'! Gazetari: Ekzekutimi në Tropojë lidhet me hakmarrjen për '97

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Report Tv zbardhi detaje të reja nga vrasja në Tropojë mbrëmjen e djeshme. Ai tha se autorët e kanë thirrur biznesmenin Guxim Gjyriqi duke e nxjerrë nga restoranti i tij dhe më pas e kanë vrarë. Qyno u shpreh se Guxim Gjyriqi kishte lidhje me familjen Haklaj dhe se vrasja është bërë për hakmarrje.

"Një personazh që dikur ka qenë i lidhur me botën e krimit. Dy vëllezërit, ai që u vra dhe ai që është gjallë gjatë 1997-2000 kanë qenë shoqëruar ndjeshëm me familjen Haklaj, janë edhe kushërinj me informacionet që kam unë. Mesa kam pyetur efektivë dhe prokurorë që kanë qenë atje, më konfirmojnë se dy personazhet kanë qenë pjesë e kësaj familje dhe kanë marrë pjesë direkt apo indirekt në disa ngjarje kriminale. Ngjarja besoj nga hakmarrja, nga lidhjet me Haklajt dhe mënyrë si është kryer.

Personi është thirrur është nxjerrë nga biznesi, është qëlluar. Makina ka qenë pa targa, organizimi ka qenë i mirëfilltë dhe jo konflikt i çastit. Nëse do të kishte konflikt të çastit do të kishim autorët. Por në kushtet kur vetë viktima nuk ka pasur konflikte tregon se vrasja ka qenë si pasojë e së kaluarës. Kam përshtypjen se ka pasur të shoqëruar të personave që kanë dijeni për ngjarjen. Duhet vullneti i shtetit dhe të tjerave, kjo duhet të zbardhet edhe autoritetin e shtetit në Tropojë" tha Qyno.

Ora 11:13
Report Tv publikon pamjet nga vendi ku u vra biznesmeni në Tropojë

Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes ku u vra biznesmeni në Tropojë, pika e tij e karburantit. Guxim Gjyriqi 47 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme pranë pikës së tij të karburantit.

Ora 10:14
Gjendet një makinë e djegur në Has, dyshohet e autorëve që vranë biznesmenin

Makina e djegur qe u gjet

Në fshatin Golaj të Hasit është gjetur një makinë tip 'Ford Fiesta' e djegur, e cila dyshohet se u përdor nga autorët për largimin nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së biznesmenit Guxim Gjyriqi në Tropojë mbrëmjen e djeshme.

Ora 09:54
Vrasja në Tropojë, drejtori i policisë: Po verifikojmë kamerat për të kapur autorët

Drejtori i policisë së qarkut të Kukësit Zef Laska deklaron se ende nuk ka shoqërime lidhur me vrasjen e mbrëmshme në Tropojë të Guxim Gjyriqit. Në një prononcim për Report Tv ai shprehet se po verifikohen pamjet filmike nga kamera e sigurisë.

Ora 09:49
Profil/ Kush ishte babai i tre fëmijëve që u ekzekutua në Tropojë

Guxim Gjyriqi, që u ekzekutua me armë zjarri në Tropojë mbrëmjen e djeshme është babai i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. Report Tv sjell foton e 47-vjeçarit, i cili njihej si njeri i qetë dhe pa probleme. Ai kishte një pikë karburanti dhe një restorant, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vrasjes.

Ora 08:49
Vrasja në Tropojë, kryebashkiaku: E para pas 18 viteve në qytet, ishte njeri pa probleme

Kryetari i bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi në një prononcim për Report Tv u shpreh se viktima njihej në komunitet si njeri i qetë dhe pa probleme. Ai theksoi se kjo është vrasja e parë brenda në qytet pas 18 viteve. "Unë nuk e njoh për njeri me probleme, ishte i qetë, nuk e di nëse ka hakmarrje. Brenda në qytet kjo është vrasja e parë që ndodh pas 18 viteve" tha ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • rrush qeni: 07/01/2020 08:19

    Gj(q)yrranet, mercenaret e Haleve gjate krizes, keto lango do ngordhin si qener! amin

    Përgjigju
  • Hasani: 06/01/2020 11:03

    Po rikthehen vitet 1997-98 kur plasen vrasjet ne mase.

    Përgjigju
  • tani: 06/01/2020 10:28

    E zhduk maksimalisht korrupsionin dokumentar bile percakton edhe njeriun qe mund te hyjne ne server per te fallsifikuar dokumentin,oren e diten(me falni ndofta se mund te bej gabim se nuk njoh terminologjin kompioturimetrike shqiptare)Programet jane teper te sigurta,por si zakonisht ose fatkeqesisht gjeni qe komandon besimin ne dicka e kemi te demtuar,ndofta,ndofta rande.Se paku ne bote jane plotesisht te besushme.Shenj shume I mire isherbimit administrative.

    Përgjigju
    • Populli: 06/01/2020 12:57

      Bir selmani i nenes ke te qaj me pare. Ke ngaterruar faqe per levdatat. Nuk ti lexon kush keto levdata ktu te ky lajm

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?