Kronikë

Divjakë/ Vritet me thikë 32-vjeçari në një lokal në Kryekuq, kapet pas disa orësh autori! Shkak dyshohet një konflikt për kanalin vaditës në fshat (EMRAT+VIDEO)

20 Gusht, 08:24| Përditesimi: 20 Gusht, 09:23

  • Share

Një 32-vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e së martës në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës. Në pranga është vënë autori 25-vjeçar Xhesion Toromeni. Policia thotë se 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij në lokal, kur autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

25-vjeçari u kap pas disa orësh ndjekjeje nga policia, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat e “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Sipas uniformave blu, shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të jetë një konflikt i vazhdueshëm mes familjeve të tyre për një kanal vaditës në fshat.

Ngjarja është shënuar në ambientet e jashthme të lokalit dhe sipas informacioneve paraprake, autori ka mbërritur me makinë, është futur me thikë në dorë drejt tavolinës ku po qëndronte 32-vjeçari së bashku me persona të tjerë, dhe e ka goditur menjëherë duke e lënë të vdekur në vend.

Burime nga policia thonë se dëshmitarët kanë deklaruar se nuk e njohin autorin, i cili veproi pa maskë, por ngjarja nuk është fiksuar as nga kamera sigurie pasi asnjë prej tre lokaleve pranë vendngjarjes nuk ka të instaluara.

Kumria punonte në Himarë dhe kishte ardhur në vendlindje për të përcjellë bashkëshorten e tij, e cila ishte nisur për në Gjermani ku kishte gjetur punë si infermiere. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Lushnjes.

"Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.

Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.", njofton policia. 

Lajm në përditësim…

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deni: 20/08/2025 09:56

    I lutem gjithe popullit te kerkoje nje referendum…te gjithe keto tipa duhet te eliminohen…nuk i duhen me vrases shqiperise…burgu te jete per hajdutet ordinere…kish vret te vritet pa e derguar ne komisariat a ne burg…ndoshta eshte e vetmja menyre qe te vere mend ky komb me keto funderrina qe ka…kur politikanet jane vrases nuk mund te presem me shume nga populli… te vriten e te zhduken…si mund te marresh jete per kanal vadites? e tmerrshme.O Zot bej derman se asnje juk po ia del…

    Përgjigju
    • Sapa: 20/08/2025 10:16

      E ke gabim,keta nuk jane vrasesit ,vrasesi i vertete eshte I Ashtuquajturi Shtet qe vetem emrin ka te tille.Neqoftese ligjet do rregullonin problemet me pronat qe ka ky popull ne cdo meter katror te ketij vendi ,nuk do kishte vrasje.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?