Foto nga vendngjarja

Bota

Vritet me thikë një shef policie në qytetin Rodez të Francës

27 Shtator 2018, 23:44| Përditesimi: 27 Shtator 2018, 23:49

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Francës ku vritet me thikë një shef policie.

Shefi i policis, Pascal Filoe është sulmuar për vdekje në qytetin Rodez, i cili është therur me thikë tri herë në mes të rrugës, nga një person që është i njohur nga policia.

Mirëpo rrjeti francez i radios, Francë Info ka raportuar se qeni i të dyshuarit është larguar nga ai një javë më parë.

Dhe nga kjo gjë më pas është thënë se ka pasur ndikim që i dyshuari të kërcënojë disa zyrtarë të qytetit.

Ndërsa Filoe ka vdekur nga plagët e marra në spital, pak kohë pasi ka ndodhur sulmi.

Kryetari i qytetit, Rodez, Christian Teyssèdre, ka bërë të ditur për agjencinë e lajmeve AFP, se Filoe ka qenë baba i tre fëmijëve.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se zyrtarëve të përfshirë gjatë këtij sulmi do t’iu mundësohen disa këshillime psikologjike.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?