Foto nga ngjarja

Bota

Vritet në një atentat komandati policor në Kandahar

18 Tetor 2018, 23:55| Përditesimi: 19 Tetor 2018, 00:10

  • Share

Zyrtarët afganë dhe ata ndërkombëtarë kanë njoftuar për vdekjen e komandatit policor Abdul Razeq, të provincës jugore të Afganistanit në Kandahar.

Abdul Razeq ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me armë zjarri pasi ishte në një takim me disa zyrtarë të sigurisë.

Përgjegjës për këtë sulm kanë pretenduar Talibanët dhe se i marrin përsipër të gjitha pasojat.

Sipas një zyrtari të lartë i inteligjencës afgane i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sulmi ka ndodhur pas një takimi në mes të zyrtarëve amerikanë dhe afganë për çështje të sigurisë.

Gjithashtu, komandanti i lartë amerikan në Afganistan, Gjenerali, Scott Miller, ka qenë po ashtu pjesë e takimit, mirëpo ai nuk është plagosur, ka thënë një zëdhënës i NATO-s.

Gjenerali, Scott Miller ka njoftuar se dy persona me shtetësi amerikane janë plagosur në këto të shtëna, pa dhënë detaje të tjera shtesë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?