Bota

Mesazhe shprese nga Gaza! Izraeliti vritet nga Hamasi, familja dhuron organet! Veshka e tij i shpëton jetën palestinezes!

20 Maj 2021, 15:03| Përditesimi: 21 Maj 2021, 12:31

  • Share

U vra javën e kaluar nga një raketë e Hamasit në qendër të qytetit të Lodit, por sot më shumë se kurrë është bërë imazh i shpresës se paqja dhe bashkëjetesa mund të jetë e mundur edhe Gaza.

Kjo është historia e Yigal Yehoshua, 56 vjeçari izraelit, familja e të cilit pas vdekjes vendosi që të dhurojë organet e tij për personat të cilit prisnin në radhë për transplant.

Veshka e Yehoshua, shpëtoi jetën e Randa Aëis, një 58-vjeçare banor e vjetër arabe i Jeruzalemi, si për të treguar se jeta dhe dashuria vlen mbi çdo gjë.

Pas pritjes së gjatë për dhurimin e veshkave, Randa nuk mund t'u besonte veshëve kur mori telefonatën:

"Mendova se dikush po tallej me mua kur më thane se pas nëntë vjetësh kishte një veshkë. Arrita në spital dhe u operova  operacionit, "tha ajo për N12. "Falënderoj familjen e Yigal, i falënderoj me gjithë zemër dhe Yigal është në një vend më të mirë. Për mua, ai është bërë pjesë e familjes time".

Ajo ka theksuar se ajo dëshiron paqe mes nesh çifutëve dhe arabëve dhe shprehi keqardhjen e saj për fëmijët e vegjël që po dëmtohen më së shumti  në luftë.

"Tani ndjehem shumë më mirë. Kjo veshkë tani është bërë pjesë e imja. Vajza ime u rrit me hebrenj dhe flet hebraisht si ata. Ne të gjithë jemi qenie njerëzore."

Mjekët në Spitalin Shamir Assaf luftuan me ditë për të shpëtuar jetën e Yehoshua pasi ai u sulmua dhe u godit në pjesën e pasme të kokës nga protestuesit arabë në Lod javën e kaluar, por ai vdiq të dielën. Familja e tij vendosi të dhurojë organet e tij dhe ata u transplantuan në trupat e pesë pacientëve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 20/05/2021 15:28

    Nuk quhen "çifutë".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?