Qëndrim Januzi

Vritet 30-vjeçari në Kosovë, autori i dyshuar është vëllai i reperit Buta! I drejtoi armën policëve kur i bënë thirrje për të ndaluar

28 Maj 2022, 11:40| Përditesimi: 28 Maj 2022, 11:44

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ferizaj të Kosovës ku është vrarë 30-vjeçari i identifikuar si G.H. I dyshuar si autor është bashkëmoshatari i identifikuar si Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta. Motivi i vrasjes nuk dihet ende.

Kur kanë mbërritur forcat blu, Januzi nuk i është bindur urdhrit të policëve për të ndalur dhe i drejtoi armën duke i kërcënuar.

Njëri prej efektivëve ka vepruar me shpejtësi duke e qëlluar pasi donte të mbronte kolegët që ishin përballë pistoletës së Qëndrim Januzit. Aktualisht, vëllai i reperit ndodhet në spital për trajtim mejkësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Ora 12:26
Akuzohet për vrasje, çfarë thoshte në intervista Buta për vëllain problematik: Ishte 3 vite në burg! Kemi pasur probleme serioze

1653733739_4025370121848605584508025448296594866700288n1600x3601.jpg

Qëndrim Januzi akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes së një 30-vjeçari në Ferizaj. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Ai është emër i njohur për policinë e Kosovës pasi është përfshirë shpesh në konflikte. Për vëllain problematik ka rrëfyer edhe vetë reperi Buta në një intervistë në vitin 2018 për T7 ku tha se Qëndrimi ishte dënuar me 3 vite burg për një tentim-vrasje.

“Vëllai ka qenë në burg për tentim-vrasje, është dënuar edhe për tentim-vrasje edhe për armëmbajtje pa leje se e ka gjuajtur me armë, ka qëndruar tre vjet në burg edhe ka dalë në vitin 2016”, kishte thënë Buta.

Përveç kësaj ka treguar për probleme dhe zënka me njerëz të ndryshëm.

“Kemi pasur probleme në lagje, deri para 2014-2015 janë përfunduar. Nuk kanë qenë probleme për tu zënë por kanë qenë më serioze, kemi qenë në bela, jo me gjak por me shoqëri. Kam shokë që kanë vdekur, kam shokë që kanë qenë në burg, vëllai im ka qenë në burg”, kishte thënë ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?