Vritet politikani italian, arrestohet i biri! Dhunoi barbarisht me gurë në kokë të atin pas një konflikti për biznesin familjar

3 Janar 2021, 09:43| Përditesimi: 3 Janar 2021, 10:33

  • Share

Një politikan italian është vrarë në zonën e Bergamos nga i biri i tij, i cili është arrestuar një ditë pas ngjarjes. Politikani Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe restorantit që kishte në pronësi. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me të birin Francesco, 34 vjeç, me të cilin kishte konflikte të shpeshta për shkak të restorantit në pronësi të familjes së tyre.

Një nga fëmijët e viktimës, Francesco 34 vjeç, pas një sherri me Franco Colleonin për rihapjen e restorantit të tyre "Il Carroccio" degjeneroi në përdorimin e dhunës barbare nga 34-vjeçari, i cili në fund i gjuajti të atit disa herë në një gur në kokë.

Sipas mediave italiane motivi i ngjarjes janë marrëdhëniet e këqija familjare dhe në ato që lidhen me menaxhimin e restorantit familjar. Gjatë natës, i arrestuari pranoi konfliktet me babanë e tij, por shprehej se nuk mbante mend asgjë për ngjarjen.

Franco Colleoni

Komento

Komente

  • Pashka Toma: 03/01/2021 16:04

    Po, pranoj

    Përgjigju
  • Vlonjatja dashnorja histerike e lushnjarit: 03/01/2021 13:22

    Jo ore s ka mundesi. Ndonje gabim eshte bere

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 03/01/2021 12:24

    Vrasja ne familje eshte semundje sociale qe nuk i shpeton asnje komb mbi dhe...Prandaj ta flakim nga perceptimi deformuar se eshte semundje shqiptare.

    Përgjigju
  • Pjeter: 03/01/2021 10:03

    E vrau i biri 34 vjecar.Mosmarrveshje per restorantin e tyre.I biri ka pranuar krimin,sipas mediave kryesore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?