Vrojtim i BSH/ Shtrëngohen kushtet e dhënies së kredisë për qytetarët! Bankat të ‘rrepta’ në kushtet e huasë për blerje banese

22 Tetor, 16:34| Përditesimi: 22 Tetor, 18:01

  • Share

Për të aprovuar një kredi përgjatë verës, bankat u treguan më të kujdesshme me qytetarët, duke shtrënguar kushtet e kredidhënies. Kushte më të ‘rrepta’ për dhënien e huasë së kërkuar u aplikuan si për kreditë konsumatore ashtu edhe për ato për blerje banese.

Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë për aktivitetin kreditues, thuhet se bankat kanë shtuar kërkesën për kolateral për qytetarët që kanë aplikuar për kredi për blerje banese. 

“Si faktor i vetëm që ndikoi në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për individët u raportua perceptimi i rrezikut mbi aftësinë paguese të kredimarrësit. Marzhet më të larta mbi kreditë me rrezik dhe kërkesat më të larta për kolateral (në kreditë për blerjen e banesave) patën ndikim shtrëngues në kushtet e termat e kreditimit për individët”, thuhet në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë.

Kushtet e shtrënguara do të vijojnë edhe në tremujorin e fundit të vitit për të gjitha llojet e kredive, perceptim ky i dhënë vetëm nga një bankë tregtare thuhet në vrojtim.

Pavarësisht kërkesave të rritura, bankat presin që edhe në periudhën e fundit të vitit kërkesa për kredi të jetë e lartë, si për financimin e konsumit, ashtu edhe për blerjen e banesave.

Ndryshe nga 6-mujori i parë i vitit, gjatë verës edhe pse me kushte të larta bankat kanë miratuar më shumë kërkesa për kredi, bazuar kryesisht në historikun e kredimarrësve, dhe në stabilitetin e tyre në punë.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shtypja: 22/10/2024 19:51

    Populli shqiptar tani ka nis te shtypet edhe ne shtepine e vet’ mungesa e likuiditetit per kredi ne banke ku bankat dalin superfitime tregon qe ai popull “ilir” e ka kemben ne fyt! Ama po u fry shume tollumbacjaa e shtypjes do plase sistemi dhe do dale ajri i ndenjur! Shqiptaret i Kane shitur thjesht qeshtje kohe kur te kerkojne perseri pavarsi edhe pse e Kane marr nje here 1913 ! Kohe te veshtira per popullin budalla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?