Ekonomi

Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’

4 Shkurt, 19:20| Përditesimi: 4 Shkurt, 19:35

  • Share

'Surprizat’ financiare shpesh janë të papërballueshme për qytetarët në vend, të tilla si shpenzimet e papritura shëndetësore. Vetëm 41% e qytetarëve të anketuar nga Banka e Shqipërisë kanë deklaruar se mund të paguajnë një shpenzim të konsiderueshëm pa marrë hua apo pa kërkuar para tek të afërmit. Ndërsa mesatarja në vendet e OECD përllogaritet në 62%.

“Të dhënat tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e individëve janë vulnerabël dhe të brishtë, sa i përket situatës së tyre financiare, duke i bërë ata që të mos jenë në gjendje të përballojnë një goditje të papritur financiare, si dhe të mos kenë mundësitë e duhura për të kursyer mjaftueshëm në mënyrë që të përballojnë një shpenzim të papritur”, thuhet në vrojtimin për mirëqenin financiare.

‘Më kanë mbetur para në fund të muajit’... vetëm 18% e qytetarëve në vend ja arrijnë ta mbyllin muajin me ‘fitim’, pra përballojnë shpenzimet dhe nga të ardhurat mujore, arrijnë të kenë përsëri para në fund të muajit.

Kjo shifër e nxjerrë nga raporti i Bankës së Shqipërisë ‘Kultura financiare dhe mirëqenia e të rriturve në Shqipëri’, tregon se mirëqenia në vend është ende larg asaj të BE-së. Në shtetet e OECD janë 44% e qytetarëve që deklarojnë se muajin e mbyllin me fitim, pra kanë ende para nga të ardhurat e tyre mujore.

Po ashtu nga vrojtimi i kryer rezulton se vetëm 65% e qytetarëve kanë aftësi financiare për të mbyllur shpenzimet mujore pa marrë borxh.

Pak kohë më parë INSTAT raportoi se në vend 19.7% e familjeve jetojnë në kufirin e varfërisë, ose afro 545 mijë qytetarë. Sipas vlerësimit të INSTAT që një individ të mos jetë i varfër duhet të ketë minimumi 22,547 lekë të ardhura në muaj, ose 751 lekë në ditë.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 04/02/2025 21:48

    Ca do bejme me keto taksa cmime eshte ber te ikim fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?