Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: 24% e familjeve shqiptare jetojnë me borxhe! Pjesa më e madhe për konsum e shëndetësi, 20% blejnë ‘ushqime me listë’

14 Nëntor, 18:48| Përditesimi: 14 Nëntor, 18:59

  • Share

Koha e listave në dyqane, duket se do jetojnë gjatë në ekonominë shqiptare. 1 në 5 familje në vend që ka borxh për të shlyer e ka atë në formën e mallit të papaguar, pra ka blerë produktin por nuk ka paguar faturën.

Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare të familjeve tregon se 24% e familjeve të intervistuara kanë pohuar se kanë një borxh për të paguar, ku 41% e tyre thonë se e kanë në formën e kredisë, overdraft ose karta krediti, 38% e kanë marrë borxhin cash tek të afërmit e tyre dhe 20% kanë mallra të papaguara. Në vrojtim thuhet se pesha e familjeve që kanë borxhe nëpër dyqane është rritur me 2% krahasuar me fundin e vitit 2023.

“Qëllimi kryesor i huamarrjes mbetet: ‘për konsum’ në 35% të rasteve të huamarrjes, ‘për blerjen/riparimin e një prone’ në 19% të rasteve dhe për ‘zhvillim biznesi’ në 18% të rasteve”, thuhet në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit.

Gjatë kësaj periudhe thotë banka është rritur pesha e huamarrjes për blerje prone dhe për zhvillim biznesi. Ndërkohë nga ana tjetër 23% e borxhit merret nga familjet shqiptare kryesisht për procedura mjekësore, duke u rritur ndjeshëm krahasuar me vjet kur kjo shifër ishte 7%.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 15/11/2024 08:57

    Ne vendet e BE ka vetem lajme per ekonomi, dhe jo si ketu qe na lodhet me kronika vrasjesh e veting. Diesel ne AL 1.8 euro/l, ne Evrope; 1.5 euro/l, cmimet ne supermarket ne AL me te shtrenjta se ne BE. te ardhurat ne AL me te ulta se ne BE. Ku eshte ai prosperiteti dhe yhvillimi i madhe qe propagandohet, se AL vendi me i zhvilluar dhe qendra qe zgjidh hallet e gjthe globit?!

    Përgjigju
  • Artani: 15/11/2024 07:59

    Po sikur ishte rritur konsumi dhe mireqenia ne shqiperi ???????? 24 % jane me borxhe dhe po te fusesh ata qe jetojne me leket qe ju sjellin nga emigrimi shkon me shume se 50%

    Përgjigju
  • Arta: 15/11/2024 04:55

    Besoj se pa dergesat e emigranteve, kjo shifer shkon ne 50%.

    Përgjigju
  • Gjergj: 14/11/2024 19:50

    24% e familjeve, sipas shifrave tè bankès. Kèto, janè ata debitorè tè bankès qè i kanè pèrmbushur kushtet pèr dhènie kredie. Po ti shtosh edhe atè pjesèn tjetèr qè nuk pèrmbush asnjè kusht pèr dhènie kredie sepse nuk japin dot asnjè garanci pèr kthimin e huasè, bashkè me shtresèn e pensionistève qè janè sa ska ku i kap as qeni, atèherè jemi tek realiteti i varfèrisè nè vènd qè duhet tè alarmonte çdo politikan tè pèrgjegjshèm. Meqè ne shqiptarèt nuk kemi tè tillè, tè na rrojè shtegtimi i personelit familjar nèpèr botè dhe dèrgesat e tyre me tè cilat mbijetojmè.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?