Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor

2 Dhjetor, 17:25| Përditesimi: 2 Dhjetor, 17:29

  • Share

Vjeshta po shoqërohet me luhatje të pritshmërive për ekonominë. 

Banka e Shqipërisë thotë se besimi në ekonomi në muajin e kaluar ka rënë me 0.4%, në raport me tetorin. Goditja më e madhe në këtë rënie besimi është dhënë nga sektori i shërbimeve, të cilët shfaqen pesimistë. 

Në vrojtim thuhet se besimi nga sektori i shërbimeve është ulur me 6.1% për shkak se ka rënë ecuria e biznesit dhe ka pak kërkesë, pra është reduktuar numri i pushuesve. Po ashtu në rënie në këtë sektor janë edhe pritshmëritë për punësimin dhe çmimet. 

Në rënie të lehtë ishte edhe besimi i sektorit të industrisë me 0.9% pasi mungojnë kontratat e reja, e për pasojë është reduktuar aktiviteti i tyre. 

E kundërta e këtyre dy sektorëve është ndërtimi, i cili është 5.1% më optimist se në tetor, pasi është shtuar aktiviteti ndërtues, kanë më shumë porosi për apartamente, është rritur punësimi, ndërsa në rënie janë çmimet.

Pas ndërtimit janë konsumatorët të cilët i janë kthyer blerjeve të mëdha edhe prej festave të nëntorit por edhe të fundvitit. Besimi i konsumatorëve është rritur me 2.3% thotë Banka e Shqipërisë, pasi vlerësojnë pozitivisht situatën e tyre financiare edhe pse vijojnë të rriten çmimet. 

Edhe tregtia është 2% më optimiste, pasi ka pasur ecuri më të mirë biznesi i tyre, si dhe presin rritje të punësimit për muajit në vijim.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?