Edhe pse jemi në mesin e sezonit turistik situata me vrojtuesit e plazheve vijon të jetë problematike në bregdetet e vendit tonë. I ftuar në studion e Report Tv, Sekretari i Federatës së Vrojtuese të Plazhit, Gent Lasku ka deklaruar se subjektet që operojnë në plazhet shqiptare e kanë për detyrim që të kenë roje bregdetare megjithatë kjo nuk zbatohet.
Më pas Lasku ka deklaruar se puna e rojeve bregdetare nuk vlerësohet në Shqipëri pasi pagat janë shumë të ulëta në krahasim me atë që ata bëjnë. Ai shton se ndodh që në një ditë të shpëtohen 8-9 fëmijë në ditë. Ndër të tjera ai ka thënë se një vrojtues plazhi të duhet në një moment të vetëm por të vlen një jetë.
"I mbyturi të mbyt. Është profesion delikat dhe duhet nga profesionistë. Ndodh që mund të humbin deri në 8-9 fëmijë, të cilët shpëtohen nga rojet bregdetare" ka thënë Lasku.
"Gjatë kësaj vere kemi konstatuar shkelje flagrante, në Himarë, Borsh, Qeparo, Shkodër që janë dhënë stacione plazhi pa patur asnjë vrojtues plazhi. Bashkia Shkodër, u ka dhënë leje subjekteve dhe nuk u ka kërkuar kontroll. Vjen për marrëdheniet e mira qe kanë me bashkitë përkatëse. Por kjo solli 5 të vdekur që në fillim të sezonit. Ministria nuk ia del dot e vetme.... Vrojtuesit e plazhit nuk kanë paga, kanë nje pagë të nënvleruar në krahasim me punën që bëjnë. Bizneset duhet të sensibilizohen. Kanë nga 3-4 roje makinash por jo tek ata që mbrojnë jetën e atyre që shkojnë dhe lejnë para aty. 45 mijë lekë paguhen. Drejtuesi i plazhit vlen për një moment por për atë moment duhet sa një jetë." ka thënë më pas ai.
'Vrojtuesi të duhet një herë por vlen një jetë...', Lasku për Report Tv: Ndodh që shpëtohen 9 fëmijë në ditë
Lasku ka deklaruar se puna e rojeve bregdetare nuk vlerësohet në Shqipëri pasi pagat janë shumë të ulëta në krahasim me atë që ata bëjnë.
Redaksia