Përfundimi i Botërorit do jetë edhe përfundimi i aventurës së Luis Van Gal me Holandën. Lajmin e ka bërë të ditur federata holandeze e futbollit, që ka sqaruar se trajneri aktual do largohet pas ‘Katar 2022’.
70-vjeçari pak ditë më parë dha edhe një lajm të trishtë duke deklaruar se ‘vuan nga kanceri në prostatë’. Deri më tani Van Gal ka drejtuar ‘tulipanët’ në 9 ndeshje, teksa ka marrë 6 fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje.
Pasuesi i Van Gal do të jetë Ronald Koeman, ish-trajneri i Barcelonës i cili u shkarkua nga detyra pak muaj më parë. Për Koeman do jetë një rikthim pas 1 viti e gjysmë, teksa la në mes një projekt të nisur me kombëtaren për Barcelonën.