Ermal Vulaj

Kronikë

Vuan nga skleroza, zhduket prej dy ditësh i riu në Shkodër, familjarët: Na ndihmoni

9 Maj 2018, 14:53| Përditesimi: 9 Maj 2018, 14:55

  • Share

Një 29-vjeçar është raportuar i humbur prej më shumë se 48 orësh në Shkodër. Familjarët e të riut kanë denoncuar në të gjitha organet kompetente zhdukjen e tij, i cili është larguar nga banesa prej më shumë se dy ditësh.

Bëhet fjalë për shtetasin Ermal Vulaj, i cili vuan nga skleroza. Mungesa e tij ka shqetësuar familjarët, të cilët kanë kontaktuar në redaksinë e Shqiptarja.com për të kërkuar ndihmë.

29-vjeçari, që shihni në foton më poshtë, është parë për herë të fundit në Shkodër. Familjarët kërkojnë ndihmë nga qytetarët dhe organet përkatëse, që të tëlefojnë në numrin e telefonit 069 558 1968, nëse e shohin të riun.


(Ermal Vulaj, personi i zhdukur)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?