46-vjeçarja Anila Bazelli

Kronikë

Vuante nga astma, mësuesja 46-vjeçare ndërron jetë në spital në Pogradec pasi u dërgua se s'ndjehej mirë! Të afërmit akuzojnë mjekët për mjekim të gabuar, nisin hetimet

28 Shtator 2021, 22:00| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 22:11

  • Share

Një 46 vjeçare, me profesion mësuese, ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se 46-vjeçarja Anila Bazelli vuante nga astma dhe se është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 pasi nuk është ndjerë mirë.

Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.

Trupi i Anila Bazelli, është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana,  nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses.

 

/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 29/09/2021 16:51

    Asma bronkiale eshte semundje e rende mbasi te bllokon frymemarjen

    Përgjigju
  • Loni: 29/09/2021 02:10

    Nuk na thate kur e beri vaksinen e detyruar…??????

    Përgjigju
  • Iris: 29/09/2021 01:21

    Mendoj qe te afermit jane nxituar pak me akuzat ndaj mjekeve.Ka plot figura te njohura ne bote qe kane vdekur nga ataku i astmes,p.sh:Martin Van Buren,Robert Donat,Krissy Taylor,Raxh Kapuri,Harold Dow,etj,per te permendur vetem disa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?