Gianluca Vialli

Vuante nga kanceri pankreatik, vdes në moshën 58 vjeçare Gianluca Vialli, ish futbollisti i kombëtares italiane dhe Juventusit

6 Janar 2023, 10:33| Përditesimi: 6 Janar 2023, 10:47

  • Share

Ish futbollisti i kombëtares së Italisë dhe Juventusit, Gianluca Vialli ka vdekur në moshën 58 vjeçare. Njeriu i shumë sukseseve ndodhej në Londër ku po kurohej në një klinikë për kancerin pankreatik.

Deri në dhjetor ai ishte ndihmës i Roberto Mançinit te Italia ndërsa në nëntor ishte edhe në Shqipëri kur u luajt ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë. 

Në 14 dhjetor ai u tërhoq nga detyra e tij në kombëtaren italiane për t’u trajtuar lidhur me sëmundjen e tij që fatkeqësisht i mori jetën.

“Në fund të një “negociate” të gjatë dhe të vështirë me ekipin tim të mrekullueshëm të onkologëve, kam vendosur të pezulloj, shpresoj përkohësisht, angazhimet e mia profesionale të tanishme dhe të ardhshme. Qëllimi është të përdor të gjitha energjitë psiko-fizike për të ndihmuar trupin tim të kapërcejë këtë fazë të sëmundjes, në mënyrë që të përballem sa më shpejt me aventura të reja dhe t’i ndaj me të gjithë ju. Një përqafim”-shkruante ai në mesazhin e tij të fundit.

Ora 12:55
Ndërroi jetë ditën e sotme, dëshira që Vialli kishte shprehur muaj më parë: Nuk dua të vdes para prindërve të mi dhe pa çuar vajzat në altar

Ish futbollisti i Italisë dhe Juventusit, Gian Luca Vialli kishte dhënë muaj më parë një inversitë ku shprehte disa dëshira për të ardhmen. Ai deklaronte se objektivi i tij ishte të mos vdiste para prindërve të tij dhe pa arritur të çonte vajzat e tij në altar, dëshirë e cila nuk iu realizua dot pasi ndërroi jetë ditën e somte.

“Tani kam disa objektiva, të mos vdes para prindërve të mi dhe të arrij të çoj në altar vajzat e mia.Është e vështirë për t’u thënë, por kjo eksperiencë më bëri një person më të mirë. Të ndihmon t’i shohësh gjërat në një tjetër perspektivë, iu jep më shumë vlerë gjërave, familjes. Kujdesesh më shumë për veten tënde”, shprehej më tej Vialli.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • zhaku: 06/01/2023 20:46

    viali lojtar i madh me sampdorian,,juventusin...po na vdesin yjet e futbollit.....////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?