Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gjykatësi i Tiranës Martin Deda

24 Janar 2021, 11:41| Përditesimi: 24 Janar 2021, 11:46

  • Share

Është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Martin Deda. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije avokati Idajet Beqiri me anë të një postimi në rrjetet sociale. Avokati Beqiri shpreh dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut të tij.

“Lajm vërtet i rënd, i trisht, i pabesueshëm. Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Martin Deda! Iku një njeri i mirë, një njeri me zemër të bardhë, një mik i pazëvendësueshëm, një gjyqtar profesionist, i drejtë, njerëzor në vendimmarrje. Nuk kishte moshë për të ikur, ndaj ndihemi të pikëlluar. U prehësh në paqe miku im, të ndritët shpirti Martin Deda”, shkruan Beqiri në postimin e tij.

Martin Deda ka qenë hetues në Prokurorinë e Rrethit Tiranë për dhjetë vjet, zv/kryetar gjykate i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe aktualisht ishte gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ai ka qenë kryesues në gjyqin ndaj kreut të një prej bandave të Vlorës, Zani Çuashi.

Komento

Komente

  • xXx: 24/01/2021 22:08

    Ky ishte ai qe i nxorri te gjithe te pafajshem kokepalaret e Coles?!!!

    Përgjigju
  • Tutu: 24/01/2021 14:07

    Terheqte kemben zvarre...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?