Burgu i Shënkollit

Vuante nga probleme shëndetësore, 64 vjeçari i burgosur në burgun e Shënkollit mbërrin i pajetë në spitalin e Lezhës (EMRI)

5 Janar 2023, 13:27| Përditesimi: 5 Janar 2023, 14:28

  • Share

Një i burgosur 64 vjeçar në burgun e Shënkollit ka mbërritur i vdekur në urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës. Shpëtim Ferko kishte probleme shëndetësore dhe vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shkaqever natyrale.

Mësohet se i dënuari, ishte pacient në spitalin e burgut të Shënkollit me vendim gjykate për të marrë mjekime të detyrueshme pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morg për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?