Foto ilustruese

Kronikë

Vuante nga probleme të rënda shëndetësore, ndërron jetë në QSUT e burgosura nga Tropoja (EMRI)

23 Shtator, 08:21| Përditesimi: 23 Shtator, 08:27

  • Share

Ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” e burgosura Afërdita Leke Hajdarkola,  e datëlindjes 03.07.1992, e cila vuante nga probleme të rënda shëndetësore.

Ajo ishte akomoduar për herë të parë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, më datë 20.04.2020, dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB), më 15.10.2020.

Afërdita Hajdarkola ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë.

Mbrëmjen e kaluar, ajo u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, me acidozë metabolike dhe hipotension. Rreth orës 03:40 të mëngjesit, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar.

Autoritetet përkatëse janë vënë menjëherë në dijeni dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ylli Sabahut: 23/09/2025 08:55

    Po normal do nxjerrim Pajtimen ne ne arrest shtepie te tjeret te vdesin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?