Lulzim Rexha

VIP & Spektakël

Vuante nga sëmundje e rëndë, ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori shqiptar! Prej një viti trajtohej në Gjermani

27 Shkurt, 14:29| Përditesimi: 27 Shkurt, 14:32

  • Share

Aktori i njohur nga Kosova, Lulzim Rexha, është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme (26 shkurt), në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, disa orë pas kthimit nga Gjermania ku kishte një vit që trajtohej.

Lajmin e trishtë për humbjen e aktorit e ka bërë të ditur miku i tij i ngushtë, Bekim Guri me anë të një postimi të ndjerë në Facebook, teksa shpjegon se kjo sëmundje e rëndë e mundi shokun e tij pas një lufte shumë të gjatë.

“Mbrëmë në orën 21:20 në moshën 41 vjeçare, ne Spitalin e Prishtinës (QKUK), na la Luli. (Pasi e liroi Spitali Gjerman qe e kishe ne trajtim për 1 vit), nuk mundi t’i mbijetoj vdekjes edhe pse luftoi aq shumë. Erdhe i kalove edhe 30 orët fundit në ajrin e vendit tënd!  Të kam pa në shumë situata edhe nuk munda të të lë  vetëm edhe në momentin e fundit që shkove në qetësi e në paqe të përjetshme,” shkruan Guri.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?