Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni

Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA pasi sëmuret, nuk arrin të takohet me Trump! Grenell i uron shërim të shpejtë

3 Maj, 10:38| Përditesimi: 3 Maj, 10:55

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi është sëmurë, kanë raportuar mediat në Serbi. Sipas transmetuesit publik serb, RTS, pasi është kontrolluar nga mjekët, Vuçiç ka vendosur që të kthehet në Serbi.

Vuçiç gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani. Ai ishte paraparë që të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA.

I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiçit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur. Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb.

Sipas agjencisë Tanjug, Vuçiç u sëmurë teksa po përgatitej për takimet me kongresistë amerikanë. Zyra e Vuçiçit ka thënë se në ditët në vijim do të ofrojë informacione për publikun se çfarë probleme shëndetësore ka udhëheqësi serb.

Vizita e Vuçiçit në SHBA u zhvillua disa ditë para se ai të marrë pjesë në Ditën e Fitores në Moskë më 9 maj. Kjo vizitë e tij në Rusi është kritikuar nga Bashkimi Evropian. Serbia, që ka raporte të mira me Rusinë, deri më tani nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. Bashkimi Evropian disa herë i ka bërë thirrje Serbisë, shtet që synon të antarësohet në bllok, që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Brukselit./ REL

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Giulio: 03/05/2025 11:27

    Ja paskan prerë biletën, tani rradhën e ka sivllau i tij këtu në Shqipëri, hajduti me atlete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?