Aleksandër Vuçiç
Pak orë pas hedhjes në erë të një pjesë të kanalit të ujit Ibër-Lepenc, me anë të cilit furnizoheshin me ujë disa qytete të Kosoës si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj, policia kreu operacione blic në Veri, ku u zbulua një arsenal i rëndë municionesh, si dhe u arrestuan 8 persona.
Në deklaratën e tij drejtuar popullit serb, presidenti Aleksandër Vuçiç, tha se autoritetet kosovare arrestuan “njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me sulmin dhe për këtë arsye shtatë prej tyre u liruan”.
“Kështu nuk zhvillohen hetime serioze, gjithçka ishte një shfaqje për opinionin ndërkombëtar”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Shpërthimi në Zubin Potok, Vuçiç: Ngjarja u shfrytëzua për sulm hibrid ndaj Serbisë! Kemi autorë të dyshuar! Ftova amerikanët të kontrollojnë pamjet satelitore
K.M/ReportTv.al