Aleksandër Vuçiç gjatë intervistës

Kosova & Rajoni

Vuçiç akuza Kurtit: E ka humbur mendjen, po provokon incidente dhe konflikte në Ballkan

21 Korrik, 10:21| Përditesimi: 21 Korrik, 10:26

  • Share

Presidenti i serbisë, Aleksandër Vuçiç sulmoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, ku referencë ishin edhe arrestimet e fundit të Kosovës të zyrtarëve serbë.

Ai tha ndër të tjera se Kurti e kishte humbur mendjen e tij, duke iu referuar arrestimit të zyrtarit Igor Popoviç.

“Kurti po provokon incidente, i kemi informuar miqtë tani, por kjo do të ketë pasoja të paparashikueshme”, tha Vuçiç gjatë një interviste që dha për TV Pink.

Pasi iu caktua 30 ditë paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, zyrtarit serb Igor Popovic, duket se ka sjellë edhe tensione mes dy vendeve.

Presidenti serb Aleksandar Vucic foli se si Kurti do konflikt, kurse protestat në Serbi s’qenkan s’janë halli kryesor i tij.

Sipas tij, Kurti “do të të provokojë incidente në Ballkanin Perëndimor”.

“Arrestimi i fundit i Igor Popovic tregon se Kurti e ka humbur plotësisht mendjen dhe se dëshiron të provokojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor. Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme, por ne gjithmonë do të luftojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka thënë ai.

Madje paralajmëroi edhe reagime.

“Do të reagojmë në një mënyrë shumë të ashpër, sepse ky terror duhet të ndalet në një moment”, ka thënë Vuçiç, teksa media zbardhi intervistën, ku presidenti serb foli për shumë tema.

Vuçiç ka thënë se i ka njoftuar ndërkombëtarët për këtë që ka ndodhur.

I pyetur për protestat e studentëve, ai ka thënë se Serbia ka probleme më të mëdha sesa bllokuesit – dhe thotë se ky problem është Albin Kurti.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?