Viola von Cramon

Vuçiç akuzoi Gjermaninë se financonte protestat në Beograd, raportuesja e PE-së për Kosovën: Budallallëqe

4 Korrik 2023, 17:17| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 17:19

  • Share

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka cilësuar si “absolutisht budallallëqe” akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se organizata nga Gjermania përfshirë Partinë e Gjelbër kanë financuar protestat në Serbi, të cilat i kërkojnë dorëheqjen.

Në një intervistë për Novan, raportuesja në PE për Kosovën, Viola von Cramon ka thënë se as presidenti dhe as qeveria e Serbisë nuk kanë shfaqur empati, kujdes e pikëllim të çiltër pas dy tragjedive që e goditën Serbisë.

“Unë kategorikisht e mohoj çdo akuzë se organizata nga Gjermania, përfshirë Partinë e Gjelbër dhe fondacionin tonë Heinrich Bell, kanë financuar protestat në Serbi. Të tilla pretendime janë të pabaza...” – u shpreh znj. Von Cramon.

Ajo shtoi se qytetarët e thjeshtë në Serbi po e kuptonin që sistemi politik ishte pjesërisht përgjegjës për atë që ndodhin në Serbi.

Kujtojmë se Vuçiç përpos akuzave ndaj Gjermanisë tha se disponon edhe prova për akuzën e tij.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?