Presidenti i Serbisë tha Aleksandër Vuçiç, duke folur për kundërshtarët e nismës së ‘Open Balkan’, tha se kjo nismë nuk ka të bëjë as me një Serbi të Madhe apo një Maqedoni të Madhe. Vuçiç tha se marrëveshjet e nënshkruara do të lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe të rrisin mirëqenien e tyre.
'Jam shumë i lumtur për marrëveshjet që kemi nënshkruar ky është përfundimi i një pune prej më shumë se dy vitesh. Ku erdha në Shqipëri e pashë se Ramës iu kundërvunë për iniciativën e Ballkanit të Hapur, apo për ato që thonë se dua një Serbi të Madhe, apo për një Shqipëri të Madhe kjo nismë nuk ka të bëjë as me njërën dhe as me tjetrën e as me një Maqedoni në Madhe. Ne nuk duhet të shohim të shkuarën, por të shohim në të ardhmen. Ne duam që të shikojmë më shumë turistë nga Tirana dhe Shkupi, që të vijnë në Novisad, por edhe ju të keni më shumë turistë, në bregdetin e bukur që ka Shqipëria. Kjo punë ka të bëjë më shumë me të ardhurat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Duam që t’ju mirëpresim në Serbi, prandaj janë shumë të rëndësishme marrëveshjet tona. Me anë të marrëveshjeve u kemi dhënë fund shumë procedurave burokratike. Kemi diskutuar Dpër ulje tarifash në autostrada për vendet e Open Balkan. Fond të posaçëm për industrinë e filmit, për ekipet tona të futbollit të basketbollit, turizmin, kemi ulje në restorante në hotele të ndryshme. Në maj apo në qershor do të kemi samitin në Beograd dhe do të kemi gjithashtu një panair verërash’- tha Vuçiç.
Lajmi kryesor:
Ballkani i Hapur/ Rama-Zaev: Nisma po bëhet konkrete, ndryshon jetën e njerëzve tanë! Vuçiç: Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj, ulemi edhe me Kosovën (VIDEO)
M.Q.//ReportTv.al