Shqipërim Arifi për Report Tv: Shkarkimi im si kryetar i Luginës së Preshevës u bë nga Vuçiç në bashkëpunim me Kurtin

21 Prill, 11:44| Përditesimi: 21 Prill, 12:18

  • Share

Një ditë pasi njoftoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç në ‘mënyrë të dhunshme’ e largoi nga posti i kryetarit të komunës së Luginës së Preshevës, Shqipërimi Arifi, bëri përgjegjës për këtë shkarkim edhe Albin Kurtin.

Në një intervistë për Report Tv, Shqipërim Arifi, tha se për shkakrimin e tij ka një bashkëpunim të qartë mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe Vuçiç.

‘Ka shumë motive, pasi në fillim të javës Vuçiç, kërcënoi ata që do të shkelin kushtetutën e Serbisë. Më pas më u gjobita se ngrita flamurin kombëtar. Në mesnatë të premten është marrë vendimi për të më shkarkuar. Ka një bashkëpunim të qartë Vuçiç dhe VV-së së Albin Kurtit. Në Luginën e Preshevës anti-shqiptarizmat që shpreh Vuçiç janë veprime si të Millosheviç. Në dallim kësaj radhe ka bashkëpunim me Vetvendosjen e Kosovës.’- tha Arifi.

Sipas Arifit, Kurti është i interesuar që në Luginën e Preshevës të mos ketë prosperitet dhe zhvillim.

‘Ai nuk është i interesuar që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë prosperitet dhe zhvillim. Ai disa vite na ka dëmtuar. Shembulli janë zgjedhjet parlamentare na ka dëmtuar me përçarje. Nga 3 deputet kemi rënë në 1 deputet. Nuk pres fare reagim... jo vetëm Kurti, por askush nga VV të reagojë. Ai gëzon njëlloj si Vuçiç. Më ka shkarkuar Vuçiç se pari. Kam pasur kërcënime dhe probleme me serbët në Kosovë e Beograd shumë vite. Shumë vite marr gjoba, jam nëpër gjykata. në prokurori, jam avokat i Luginës së Preshevës dhe normal e kam dëmtuar Serbinë. Por shkarkimi nuk do të kishte ndodhur pa bashkëpunimin me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin. Kjo e bën dallimin!’- tha Arifi.

Arifi shtoi se ka njoftuar ndërkombëtarët në lidhje me këtë situatë, ndërsa tha se Serbia është i njëjti shtet shovinist siç ka qenë në ’91.

Për mua ka marrë fund politika aktive. Por ajo që ne kemi bërë është të njoftojmë opinionin publik, ndërkombëtarët në lidhje me këtë situatë  që po ndodh këtu me njoftuar publikun kurdo kohë që Serbia është i njëjti shtet shovinist siç ka qenë në 90. E ka një ndihmës shovinzit dhe ndihmësi e ka emrin Vetëvendosje.’- tha Arifi.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç shkarkoi nga posti kryetari e Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, 24 orë pasi gjykata serbe e dënoi për shkak se vendosi flamurin kombëtar shqiptar më 28 Nëntor, në selinë e partisë së tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/04/2024 03:13

    Dhe cilen parti perfaqesonit ju z.Arifi kur ishit kryetar komune??

    Përgjigju
  • Scutari: 21/04/2024 18:56

    Nga komentet po kuptoj se Shqipërimi paska të drejtë....

    Përgjigju
  • Adi: 21/04/2024 14:26

    Edhe në bashkpunim me xi Jinping plus Biden e shumë të tjerë......aq i rëndësishëm që je ti, që populli yt nuk të do? Kush të pati emëruar?

    Përgjigju
  • Pelioni: 21/04/2024 12:26

    Anti shqiptari më i madh sot është Albin Kurtoviçi,helbete në burgjet sërbe hëngri çorbën serbe dhe tash po e vjell me e hangër shqiptarët në Kosovë,Preshevë,bujanofc,Maqedoni e mali i zi,zgjohuni shqiptar shërbim më të madh për shkjahun s'ka dhe s'mund të ketë,Albini dhe Vuçiçi nën rrogoz janë në një gjatësi vale për të përmbushur ëndrrën çubrilloviçjane.

    Përgjigju
  • Boba: 21/04/2024 11:52

    O je ti serbofili me i madh i Presheves o nuk eshte kerrkush

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?