Aleksandër Vuçiç

Vuçiç: Është shumë e çuditshme që INTERPOL-i lëshoi ​​urdhër-arrest për Radojçiçin

18 Shkurt, 16:07| Përditesimi: 18 Shkurt, 16:10

  • Share

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me lajmin se INTERPOL-i ka futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

Vuçiç është shprehur i habitur duke thënë se është e pakuptimtë arsyeja e shpalljes në kërkim ndërkombëtar ndaj Milan Radojçiç, ish-nënkryetarit të Listës Serbe në veri të Kosovës.

Presidenti serb ka shtuar se autoritetet bëjnë hetime lidhur me rastin në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

“Është shumë e çuditshme (që INTERPOL-i lëshoi ​​një urdhër për Milan Radojiçiç). Ai nuk është më as nënkryetar i Listës Serbe, por aleat i Vuçiçit. Është pothuajse si Antanta e Vogël, Antanta e Madhe, pra është aleat i Vuçiçit. Sepse ai është aleat i Vuçiçit. çdo gjë ju ka dështuar nëse nuk e keni sulmuar Vuçiçin”, ka thënë Vuçiç në TV Prva.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?