Vuçiç falënderon Rusinë për dhurimin e tankeve

28 Nëntor 2020, 17:02| Përditesimi: 28 Nëntor 2020, 17:08

  • Share

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç  nga kazerma ushtarake “Mija Stanimiroviq” në Nish ka falënderuar  se Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin për dhurimin e tankeve dhe automjeteve të blindura.

Në këtë qytet janë prezantuar 11 tanke të llojit T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2.

Vuçiç ka theksuar se qëllimi i këtij donacioni është që Serbia të forcojë edhe më tej ushtrinë dhe, siç ka thënë ai, pozicionin e neutralitetit ushtarak, në mënyrë që të mund të parandalojë çdo agresor të mundshëm.

Përveç Vuçiç, prezantimi i tankeve është ndjekur nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, njëherësh ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Millan Mojsilloviç dhe ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

"Ky nuk është fundi i bashkëpunimit tonë, por vetëm fillimi i një faze të re. Rusia do të vazhdojë të dorëzojë automjete të blinduara dhe lloje të tjera armësh në mënyrë që Serbia të forcojë sovranitetin e saj," ka thënë ambasadori rus Bocan-Kharcenko.

Në fillim të muajit nëntor, ministri serb i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq, konfirmoi se tanket do të mbërrinin nga Rusia, brenda një kohë të shkkurtër.  

"Tridhjetë tanke moderne T-72 duhet të mbërrijnë, si pjesë e marrëveshjes 'Vuçiç-Putin' në Soçi. Ato forcojnë ndjeshëm aftësitë tona luftarake," pati deklaruar ai për Pink TV më 1 nëntor.

Ende nuk dihet se kush do të paguajë shpenzimet e transportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake që Rusia i ka dhuruar Serbisë apo se sa është paguar transporti.

Komento

Komente

  • Vaj_me_det: 30/11/2020 00:03

    Geg' e tosk', malsi, jallia jan' nji komb, m'u da, s'duron; fund e maj' nji a Shqipnia e nji gjuh' t'gjith' na bashkon. Qoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak' e shkrime çka natyra vet' përpoq.

    Përgjigju
  • matjani: 29/11/2020 19:10

    ësht etëm një show politike, serbia nuk ka më guximin që të hy në kosovë se e di se çfar e pret

    Përgjigju
  • Alb: 28/11/2020 22:41

    Nje gja ashte e sigure do vij dite si shqiptaret do perballen perp me serbete me lufte.

    Përgjigju
  • mon: 28/11/2020 20:27

    Edhe Armenia kishte tanket ruse por i beri fole per minjte e arave,sot lufta ka te tjera mjete dhe tanket me duket se jane jashte loje.

    Përgjigju
  • Polici: 28/11/2020 17:43

    O fshatar Mirdite me kallash do te besh lufte me ariun rus?

    Përgjigju
    • MIRDITOR: 29/11/2020 09:48

      A e din ti qytetar se sa shqiptar te kosoves mund te ishin ende gjall ne qoft se do te kishin nga nje kallash. PASTAJ NUK THASH SE LUFTOHET ME KALLASH KUNDRA RUSIT KET PO E THUA TI.

  • Mirditor: 28/11/2020 17:16

    Të armatoset populli me armë, se nuk i dihet si vin punt

    Përgjigju
    • Alfred: 29/11/2020 08:42

      jo populli me arme, me mendje.. shqiptaret nga shqiperia, kosova.. maqedonia, mali i zi.. qameria.. lugina e presheves nuk duhet te flasin me ju e ne.. te gjithe jemi ne, te pranojme njeri tjetrin, te njohim njeri tjetrin e me mendjet tona te luftojme politikat vjedhese, ne jemi populli me i madh ne ballkan me moshe te re, kjo dmth do behemi ushtria me e madhja ne ballkan, sa vjedhin e korruptohen politikanet me mire me ato lek te pasurojme ushtrine, te rrisim ekonomine, harro serbine qe do guxoje te nos lufte kunder nesh, kemi miq me te fuqishem se qe kane serbet rusine.. vetem duhet ta bejme ate qe kurre se kane bere shqiptaret, tw behemi nje.. te mos vjedhim.. te mendojme per te ardhmen e perbashket dhe ASNJE NGA NE TE MOS BASHKPUNOJE ME ARMIQ.. KURRE, KJO NA BEN SUPERFUQI NEVE, KJO GARANTON TE ARDHME

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?