Këshiltari i DASH, Derek Chollet dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Vuçiç pas takimit me këshilltarin e DASH: Kërkova që SHBA-të të përdorin ndikimin e tyre që Kosova të zbatojë detyrimet që ka

12 Janar 2023, 17:11| Përditesimi: 12 Janar 2023, 17:15

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë detaje mbi takimin që pati me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në Beograd. Nëpërmjet një postimi në twitter, Vuçiç shkruan se i kishte kërkuar Chollet-it që SHBA të ushtrojë ndikimin për të shtyrë Kosovën që të përmbushë detyrimet që ka sipas marrëveshjeve të nënshkruara.

“Një bisedë kuptimplotë dhe e hapur me Këshilltarin e DASH-it. I shpreha pritjet që SHBA-ja t’i njohë përpjekjet e Serbisë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe ta përdorë ndikimin e vet për ta shtyrë Prishtinën t’i përmbush obligimet e veta, sipas marrëveshjeve të pranuara dhe të nënshkruara”, ka shkruar Vuçiç në Twitter.

Delegacioni amerikan, i kryesuar nga Chollet, po qëndron në Beograd një ditë pas vizitës në Prishtinë.

Ditën e djeshme këshilltari amerikan në Prishtinë ka takuar Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, liderët e partive opozitare të Parlamentit, drejtuesit e Listës Serbe si dhe përfaqësues të shoqërisë civile e mediave. Pas takimit me Kurtin, Chollet tha për mediat se i kishte bërë të ditur kryeministrit të Kosovës se Prishtina zyrtare duhet të zbatojë detyrimin për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?