Vuçiç

Vuçiç flet për mediat serbe pas takimit me Borrell: Na pret një situatë shumë e komplikuar pas 21 Nëntorit

12 Nëntor 2022, 10:53| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 10:55

  • Share

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar për Euronews Serbia se priste një situatë tepër të komplikuar pas 21 nëntorit, afatit kur pritet të hyjë në fuqi reciprociteti i targave në veri në Kosovës.

Pas takimit që pati me Borrell, Vuçiç tha se Prishtina vijonte të sillej racionalisht sipas tij, duke bërë shtuar se nuk mund të qëndronte indiferent ndaj një sjellje të tillë.

"Kosova ishte tema kryesore. Lajçaku qëndroi pak më gjatë se Borelj, të shohim nëse ka mënyra për të arritur një zgjidhje. Për momentin nuk e shoh atë, pasi Prishtina refuzon të sillet racionalisht. Ky natyrisht është një shqetësim. dhe është diçka që nuk mund të të lërë indiferentë dhe nuk mund të bësh gjëra të tjera të mira”, tha Vuçiç.

Ai tha se të hënën do të ketë një takim të ministrave të jashtëm të BE-së por shtoi se ishte skeptik.

"Të shohim, jam shumë skeptik dhe nuk besoj se një Zot e di se çfarë do të shfaqet atje. Britania e Madhe nuk është pjesë e BE-së, por Gjermania është. Nëse duan t'i japin kushte Prishtinës, munden gjithmonë. me viza, mbështetje për energji, por është e qartë që nuk do ta bëjnë”, tha ai.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?