Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ka bërë një koment për fotografinëku shihet ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç dhe organizatori i dyshuar i sulmit në veri të Kosovës Milan Radoiçiç. Ai ka thënë se nuk e ka pyetur ende Gjuriçin se kur është bërë ajo fotografi.
“S’e kam pyetur atë se kur, ku dhe pse. Nuk e kam pyetur diçka, qoftë edhe nëse ai ka shkuar në tavolinë për ta takuar Radoiçiçin për t’u ulur për një minutë apo dy, apo aty ka shkuar bashkë të”, ka thënë Vuçiç, raporton Nova.
“Tani ata po e sulmojnë Markon. Jam duke i parë të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka. Imagjinojeni ai e paska takuar ‘djallin’. Dhe, lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë të ligjshëm dhe legjitimë serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel. Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”.
Lajmi kryesor:
Ambasadori i Serbisë në SHBA takon Radoiçiç: Nuk e fsheh e as nuk kam turp! Hovenier: Ai është kriminel! Të japë llogari për sulmin në Banjskë
B.K/ReportTv.al