Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni
Top 24

Vuçiç i kundërpërgjigjet Haradinajt: Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

23 Nëntor 2018, 10:41| Përditesimi: 23 Nëntor 2018, 10:50

  • Share

Vendimi i Kosovës për të rritur taksat me 100% përkundrejt mallrave serbe ka shkaktuar reagime të forta në Serbi, të cilat po intensifikohen gjithnjë e më shumë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi ditën e djeshme se Kosova do ta heqë taksën e mallrave serbe, vetëm nëqoftëse Serbia do ta njohë si shtet të pavarur. Kjo deklaratë e tij ka sjellë një tjetër reagim të presidentit Aleksandër Vuçiçit.

Pasi kërkoi në formë “lutjeje” që të hiqet tarifa e vënë, Vuçiç theksoi se Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. "Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë e të vështirë sepse pavarësinë nuk do ta njohim”, ka thënë Vuçiç, transmetojnë mediat kosovare.

Vendimi i Kosovës më datë 21 nëntor, se taksa do të rritej nga 10 për qind në 100 për qind, u përkthye si një kundërgjigje e saj përkundrejt frenimit që i bëri Serbia anëtarësimit të saj në INTERPOL.

Masën e ndërmarrë të Kosovës përkundrejt mallrave serbe, e kanë dënuar edhe vendet e Bashkimit Europian. Kjo e fundit i ka kërkuar shtetit kosovar që të tërheqë sa më parë vendimin, pasi cënon tregtinë dhe shkel marrëveshjen e CEFTA-s.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?