Flamujt e BE-së

Vuçiç iu drejtua Kurtit si 'llum terrorist', BE bën thirrje për sjellje evropiane: Presim liderët e rajonit në samitin në Tiranë

2 Dhjetor 2022, 14:48| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 15:42

  • Share

Bashkimi Evropian u ka bërë sërish thirrje liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kenë “sjellje evropiane”, për të ndihmuar në ulje të tensioneve. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka bërë këto deklarata pas pyetjeve të gazetarëve për deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “llum terrorist”, dhe ka paralajmëruar se Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin që organizohet më 6 dhjetor në Tiranë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e bllokut evropian.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, ka thënë se Samiti i Tiranës ka një rëndësi të veçantë, sidomos në kontekstin e situatës globale, dhe BE pret që të gjithë liderët të marrin pjesë në të.

“Natyrisht se ky është një samit shumë i rëndësishëm dhe presim që të gjithë liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor të jenë të pranishëm, sikur që do të jenë edhe liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”.

Stano ka thënë se është me rëndësi të merret parasysh situata dhe ajo të jetë e qetë.

“Situata e sigurisë në terren është e brishtë dhe duhet të punohet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Samiti i Tiranës është me rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh rrethanat gjeopolitike” ka thënë ai.

Deklaratat e Vuçiçit për Kurtin janë bërë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërim të Nenad Rashiçit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim. Serbia e ka konsideruar këtë vendim si shkelje dhe ka thënë se Rashiç nuk përfaqëson serbët e Kosovës. Gazetarët e kanë pyetur Stanon nëse deklaratat e Vuçiçit përbëjnë “sjellje evropiane”.

“Ne si komunitet i 27 vendeve presim nga të gjithë partnerët që të sillen në mënyrë evropiane, e kjo përfshin edhe Serbinë edhe Kosovën. Kjo nënkupton përmbajtje nga deklaratat nxitëse”, ka thënë Stano.

Duke iu referuar emërimit të Rashiçit, Stano ka thënë se “sipas vlerësimeve preliminare, emërimi i tij nuk ka qenë në përputhje me kushtetutën”.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha emërimet e ministrave të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të sigurojnë respektimin e kushtetutës. Sipas leximit tonë preliminar, ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Pozita në të cilën është emëruar Rashiq, deri në fillim të nëntorit mbahej nga Goran Rakiq, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës.

Për të njëjtën arsye, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë nga veriu. Viteve të fundit Rashiq ka vepruar si politikan opozitar serb në Kosovë. Para formimit të Listës Serbe më 2013 – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e Qeverisë.

Më 2020, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pati emëruar Rashiqin si drejtor të Zyrës për Komunitete, mirëpo ai ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Speciale.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar atë nga aktakuza për “keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar”./REL

Ora 20:57
Varhelyi takim urgjent me Vuçiçin në Beograd, presidenti serb nuk do marrë pjesë në samitin BE-Ballkan Perëndimor

Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samitin që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, kjo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emëroi politikanin Nenad Rashiç në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, i cili mbahej nga kryetari i dorëhequr i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Komisionari për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një  vizitë në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.  Zyrtari i lartë i BE i ka thënë Vuçiç se Serbia duhet të marrë pjesë në  samitin e 6 dhjetorit që do të mbahet në Tiranë.

 Gjatë takimit, dy liderët kanë diskutuar për sanksionet ndaj Rusisë dhe pjesëmarrjen eVuçiç në samitin BE-Ballkan Perëndimor  që do zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor. Komisionari i BE-së i kërkoi gjithashtu Serbisë të ndihmojë Bashkimin Evropian për të zbatuar sanksionet e vendosura kundër Rusisë, sanksione, të cilat Serbia ende nuk i ka mbështetur. Ai e akuzoi Kurtin për terror ndaj serbëve të Kosovës, ndërsa informoi Varhelyin se do të marrë një vendim përfundimtar për Samitin e Tiranës gjatë ditëve në vijim.

Ora 16:09
Rashiç u emërua si ministër, BE: Vendimi antikushtetues

1669922592_nenad.PNG

Bashkimi Evropian ka vlerësuar emërimin e Nenad Rashiçit si ministër për Kthim dhe Komunitete, një ditë më parë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilët janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Peter Stano, zëdhënësi i BE-së, në një konferencë për media e cila u zhvillua të premten tha se është e rëndësishme që emërimet e ministrave të jenë në përputhje me aktin më të lartë juridik të Kosovës.

Stano tha: “Është shumë e rëndësishme që të gjitha emërimet e ministrave të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të sigurojnë respektimin e Kushtetutës. Sipas leximit tonë preliminar, ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Gjithashtu, Stano tha se vendet e BE-së vazhdojnë t’u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të evitojnë veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës në Kosovë.

Stano tha: “Situata e sigurisë në terren është e brishtë dhe duhet të punohet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës”.

Vendimin e Kurtit, Serbia e ka konsideruar shkelje duke thënë se Rashiçi nuk përfaqëson serbët e Kosovës.

Pozita në të cilën është emëruar Rashiçi, deri në fillim të nëntorit mbahej nga Goran Rakiç, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës.

Për këtë arsye dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë nga veriu.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 03/12/2022 19:25

    BE nuk mundet të nderhyj në vendimet e qeveris legjitime në Kosovë…!

    Përgjigju
  • Bsis: 02/12/2022 19:43

    E gjithe serbia eshte terroriste, perfshi ketu te gjithe klasen e saj politike.

    Përgjigju
    • Arbërori: 03/12/2022 19:23

      Dhe ata bashkpuntorët e serbis fashiste një nder ta Edvin shkjau shqipfolës

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?