Vuçic: Ja 5 arsyet pse shpërthimin në Zubin Potok e porositi Kurti

1 Dhjetor, 13:35| Përditesimi: 1 Dhjetor, 13:41

  • Share

1733056805_1059474tan20241201115118024.jpg

Aleksandër Vuçiç

Për presidentin serb Aleksandër Vuçiç. hedhja në erë e kanalit të ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok të Kosovës, ka qenë inskenim i kryeministrit Albin Kurti. Në konferencën për shtyp që dha sot nga Beogradi lidhur me ngjarjen, ai renditi 5 arsye pse Kurtit do i levderiste të organizonte një goditje të asaj përmase ndaj infrastrukturës jetike të Kosovës. 

Sipas tij, Kurti pas këtij akti donte të fuste ushtrinë në veri, ta shpallte Listën Serbe organizatë terroriste, do të përfitonte pikë në sondazhe para zgjedhjeve, do të dëmtonte rrugën europiane të Serbisë dhe do të vijonte shtypjen e serbëve në veri.

“Do të tregoj pesë arsye pse ndodhi. A e dini se çfarë ndodhi 9 minuta pasi gjoja u njoftua Kurti? Nuk ishte shumë surprizë për të.

1-Pas nëntë minutash, KFOR-it iu drejtua kërkesa për stacionimin e FSK-së në veri të Kosovës.

2-Të mërkurën ka bisedime në Bruksel. Dhe të gjithë e dinë se Serbia po përparon më shpejt. Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme që Serbia të mos ishte pjesë e gjithë historisë me Berlinin dhe Parisin. Kjo është arsyeja pse ata donin të bënin të njëjtën skemë si një vit më parë, pasi të mërkurën do të merret një vendim nëse do të hapen kapitujt për ne apo jo.  

3-Deri në datën 12 mbyllen listat për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Është e nevojshme që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

4-Po flasim për përfitime zgjedhore personale, me pretendimin që ai të mbronte pavarësinë e Kosovës nga serbët e këqij.

5-Dhe e pesta është një përpjekje për të shtypur më tej komunitetin serb, duke bastisur shtëpitë dhe duke ua bërë jetën njerëzve ferr.”


Lajmi kryesor:

Shpërthimi në Zubin Potok, Vuçiç: Ngjarja u shfrytëzua për sulm hibrid ndaj Serbisë! Kemi autorë të dyshuar! Ftova amerikanët të kontrollojnë pamjet satelitore


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?