‘Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë pikëpamje të ndryshme për Kosovën, por kjo nuk është arsye pse të mos flasim apo që dikush mos të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur’. Kështu u përgjigj presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku u pyet a do ta pranojë flamurin e Kosovës nëse pranon t’i bashkohet kësaj nisme. Por Vuçiç tha se në kuadër të Ballkanit të Hapur, nuk e kanë asnjë problem që të ulen në tryezë bashkëpunimi edhe më Kosovën.
'Ne kemi pikëpamje të ndryshme për Kosovën. Por kjo nuk është arsye që ne të mos flasim apo dikush mos të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur, ne mund të përmendim pikat e kalimit kufitar në Jarinjë midis Kosovës dhe Serbisë apo drejt Luginës së Preshevës apo Serbisë qendrore. Por të flasim për thelbin. A do të jetë më e lehtë për shqiptarët e serbët nëse nuk do kishte kufij apo radhë që njerëzit të lëviznin lirisht? A do ishte më e lehtë që të mos ishin? Nuk besoj që ka njeri që nuk do të binte dakord me këtë që po them. Nuk e mendoj që është produktive për mua që të ftoj Prishtinën, se do thonë meqë e bën ai ftesën nuk do të vijmë. Por nëse do të zgjidhnim statusin politik kjo i takon Brukselit, kurse për çështjet ekonomike jemi të hapur po ia bëj këtë ftesë edhe Malit të Zi. Në kuadër të Ballkanit të Hapur nuk kemi asnjë problem për bashkëpunim. Ata që nuk e pranojnë këtë nismë do të humbasin kohë, nuk ka nevojë t’i lutemi askujt ka vetëm përfitime nga kjo nismë. Këshilltarët e mi zyrtarë dje më thanë se kemi zgjedhje në 3 muaj që të mos vija se u dogj flamuri, por edhe Rama erdhi në Beograd kur ndodhi e njëjta gjë. Si është e mundur që të mos tolerojmë?”- tha Vuçiç.
Vuçiç tha se nisma e Ballkanit të hapur është një nismë paqeje që synon të ndërtojë ura bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në funksion të zhvillimit ekonomik dhe perspektivës së të rinjve.
“Jemi këtu për të ndërtuar ura e bashkëpunim, dhe njerëzit do të jenë të kënaqur për këtë bashkëpunim, miliona fusha bashkëpunimi shtrihen mes nesh, por duhet treguar përgjegjshmëri e seriozitet. Është puna që ne të tre që të drejtojmë vendet tona së pari duke ruajtur paqen dhe për ta bërë këtë do arrijmë një paqe. Ky është një projekt paqeje dhe i zhvillimit ekonomik dhe së treti njerëzit po njihen me njëri-tjetrin. Sot kam njohur njerëz të shkëlqyer, por duhet t’u krijojmë këtë mundësi të rinjve që duhet të jetojnë krah për krah. Unë respektoj çdo familje shqiptare e të Maqedonisë së Veriut. E bëjmë të gjithë për vendet tona. Do vazhdojmë me këtë nisme se është e jashtëzakonshme, kemi harxhuar energji po do keni rezultate të prekshme dhe do i shihni rezultatet e dukshme. Unë besoj që numrat do të rriten për Ballkanin e hapur dhe të gjithë biem dakord që 3 është shumë më mirë sesa një. Ballkani i hapur është një nismë tërheqëse se është në shërbim të 3 vendeve”.- tha presidenti serb.
Lajmi kryesor:
Ballkani i Hapur/ Rama-Zaev: Nisma po bëhet konkrete, ndryshon jetën e njerëzve tanë! Vuçiç: Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj, ulemi edhe me Kosovën (VIDEO)
M.Q./ReportTv.al