SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri me dije sot se qeveria serbe do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se 30 mijë tonë grurë dhe një sasi më e vogël e misrit do të shkojnë në Shqipëri.
"Qeveria nesër do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se 30 mijë tonë grurë do të shkojnë në Shqipëri dhe një sasi më e vogël e misrit. Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje dhe me atë korrje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë", tha ai.
Po ashtu në kuadër të Ballkanit të Hapur, Vuçiç shtoi se Serbia duhet të importojë sasi të mëdha nafte çdo ditë, që do të vijnë me anije nga Lindja e Mesme drejt portit të Durrësit. Sipas presidentit serb, nafta nuk mund të transferohet lehtë nëpër Detin e Zi, për shkak të kompanive të sigurimit dhe pasigurive nëse do të ketë një konflikt dhe më të zgjeruar rreth portit të Odesës.
"Tashmë po flas me miqtë tanë nga Lindja e Mesme për të importuar naftë prej tyre dhe po kërkoj ku ta çoj. Mënyra më e mirë dhe më e lehtë është të shkosh në Durrës. Tani po shikojmë se si të organizojmë transportin nga Durrësi”, tha Vuçiç.
Ky vendim i Vuçiç u paralajmërua më herët nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se po negociohet me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare, para se Serbia të bllokonte eksportet për të ruajtur popullin e saj nga kriza. Rama tha se kjo bëhet përmes 'Ballkanit të Hapur'. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur çmimi i miellit është rritur në vend për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Pak ditë më parë Serbia mori vendimin për ndalimin e eksporteve të grurit, misrit, miellit dhe vajit të gatimit, si masë për ndalimin e rritjes së çmimeve të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, por pavarësisht kësaj, Vuçiç tha se do të bëjë një përjashtim për Shqipërinë.
Faktet po flasin vete..Rama maredhenjet me lider te Kosoves ka fundos ne piken zerro..si me Ramushin,Hotin dhe tash me Kurtin..asnjeri nuk bente per te..ne anen tjeter me Aleksandin si me vellaun e madhe..ballkan te hapur..a po serbi te madhe..ky i jep miell dhe ky i siguron portin..po te fillon lufta mes Serbise dhe Kosoves..Rama do luftonte ne krahun Serbise...
PërgjigjuMa mir na bjen ta pranojm realitetin,kemi bollë argumente se ata të cilët jetojn n'korriz t'huaj kurr spo u rahatojkan,të gjorët po ju ngushtohet shpirti,po ju ranohet trupi, po përgaditen me hy n'shishe,na duhen për me zhvillu industrin,jeta po vazhdon
PërgjigjuShiqone Rusin përmes serbis në Shqipëri o mjerana o turpi iu mbuloft, e km bq agjent i Putinit sot u fryente si auran në NATO…!!!
PërgjigjuTurp i mall ku kena arrite si shtet.
PërgjigjuShumë me vend, Shqipëria ështé bër pateric e Putinit përmes serbis…!!!
Pas '90-tes, ne te gjithe qeverite, ne kemi importuar nga Serbia grure, miell bile edhe krunde! Pse nuk ishte turp ne 2008 p.sh. por eshte tani? A duhen ripare politikat per stimulimin e kultivimit te drithrave ne vend? Patjeter qe po.
Turp i madh përse??? Apo se nuk prodhon asgjë?? Po shkon buka 2 mijë lek dhe veza 500 lek