Aleksandër Vuçiç

Vuçiç kërkon tërheqjen e Policisë nga Veriu i Kosovës: Jemi të gatshëm të punojmë për të vazhduar dialogun

28 Shtator 2023, 17:07| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 17:26

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

Kjo thirrje e liderit serb vjen në kohën kur autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është rritur prania e njësive speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore.

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Rasmussen, në Beograd më 28 shtator "i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar “lëvizjet e rrezikshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës” dhe “të mbrojnë popullatën serbe”, njoftoi presidenca serbe.

Vuçiç e cilësoi situatën në Kosovë si “më të ndërlikuarën dhe më të rrezikshmen deri më tani” dhe shtoi se ngjarjet e 24 shtatorit janë “treguesi më i qartë i qëllimeve të Prishtinës për të parandaluar çdo marrëveshje me Beogradin”.

Sipas presidentit serb, shteti i tij “është i gatshëm të punojë në vazhdimin e dialogut e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”./Rel


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Kosovës rezolutë kundër Serbisë: Hetim ndërkombëtar për sulmin në Banjskë! Vuçiç kërkon tërheqjen e policisë nga veriu: Të vazhdojmë dialogun


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?