Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mohoi të dielën raportet e SHBA dhe të tjera për një ngritje ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën, duke u ankuar për një "fushatë gënjeshtrash" kundër vendit të tij pas shkëmbimit të zjarrit një javë më parë që vrau 4 persona dhe nxiti tensionet në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit.
Në fillim të kësaj jave Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësimin e tyre për atë që ata thanë se ishte një vendosje e shtuar ushtarake nga kufiri i Serbisë me ish-provincën e saj dhe i kërkuan Beogradit të pakësonte praninë e trupave atje, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.
Qeveria e Kosovës tha të shtunën se po monitoronte lëvizjet e ushtrisë serbe nga “tre drejtime të ndryshme”. Ajo i kërkoi Serbisë që të tërhiqte menjëherë trupat e saj dhe të çmilitarizonte zonën kufitare.
“Një fushatë gënjeshtrash është nisur kundër Serbisë tone. Ata kanë gënjyer shumë për praninë e forcave tona ushtarake... Në fakt, ata janë të shqetësuar që Serbia ka atë që ata e përshkruajnë si armë të sofistikuara”, tha Vuçiç në një video të postuar në Instagram.
Tensionet janë rritur në Kosovën veriore të dielën e kaluar ku përfshiheshin serbë të armatosur dhe oficerë të policisë së Kosovës. Përplasja ishte një nga më të rëndat që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe bëri që NATO të ndërhynte duke njoftuar për shtimin e numrit të forcave të NATO-s në Kosovë.
Kosova deklaroi gjithashtu se po hetonte përfshirjen e mundshme ruse në dhunën ndaj policëve së Kosovës. Serbia është aleati kryesor i Rusisë në Evropë dhe në Perëndim ka frikë se Moska mund të përpiqet të ngrejë telashe në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga lufta në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Sveçla nxjerr pamjet: Terroristët u trajnuan në baza serbe, u përgatitën në pronën e Radoiçiçit! Plani, të aneksonin veriun e Kosovës
S.S//ReportTv.al